Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Familja

artikuj
 

Kur duhet tė fillojnė tė lexojnė fėmijėt

Leximi tė ndihmon tė rritesh dhe kurrė nuk ėshtė herėt pėr t‘i dashur librat. Qė nė muajin e gjashtė tė lindjes, njė fėmijė fillon tė ketė interes pėr librat, mjafton tė jenė tė mbushur me figura. Nė moshėn 1-vjeēare kėshillohen pėrrallat e ilustruara me figura. Tė dashur prindėr, librat duhen lexuar sė bashku me fėmijėt!

E enjte 2 Dhjetor 2010 22:48

Nuk duhet t‘i lini të vegjlit para televizorit duke parë filma vizatimorë. Ato që e shtyjnë fëmijën t‘i dojë figurat, rimën, librin, janë prindërit. Kjo është edhe një mundësi që prindërit t‘u qëndrojnë pranë fëmijëve, të kujdesen për ta. Në këtë mënyrë, fëmijët do të mësojnë t‘i duan librat, sepse i duan shumë prindërit e tyre”, shpjegon një pediatër.

Kur duhet që një fëmijë të fillojë t‘i lexojë librat me përralla? Rreth moshës 5-vjeçare. Përrallat duhet të jenë në formë më të thjeshtuar. Kush duhet t‘i lexojë përrallat, nëna apo babai? Do të ishte mirë që t‘i lexonin bashkë, sepse në këtë mënyrë krijohet një moment magjik, i cili më pas shndërrohet në një ritual dhe nuk ka rëndësi nëse zgjat vetëm një minutë.

“Të thuash që të lexuarit nuk ndihmon zhvillimin intelektual, është një banalitet”, thotë një docente psikologjie në Universitetin e Parmës.

“Studimet e viteve ‘60 kanë treguar se lexuesit e hershëm zhvillojnë një leksik më të mirë dhe kanë një progres njohës më të shpejtë”, shtoi ajo./k.albaner/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve