Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Kurat natyrale qė mund tė praktikoni nė shtėpi

Pėr tė pėrforcuar sistemin tuaj imunitar lajini shpesh duart, pini shumė ujė dhe merrni vitaminė C ekstra.

E premte 28 Tetor 2011 12:20

 

Por ç’është e vërteta ne nuk mund të qëndrojmë larg gripit, ftohjes dhe plagëve pavarësisht se mund t’i bëjmë të gjitha këto. A mund t’i kurojmë këto sëmundje të thjeshta në shtëpi pa shkuar tek mjeku?

Sipas lajmit të publikuar në adresën “HowStuffWorks” këto kura edhe pse nuk zënë vendin e recetës së mjekut, ndonjëherë janë kurat më të mira pa ilaçe. Ja kurat e thjeshta dhe natyrale që mund të praktikoni në shtëpi:

 

1. Lumturia është si një batanije e ngrohtë. A ju zihen hundët dhe ju dhembin muskujt në dimër? Jepini muskujve tuaj qetësinë e shtrirjes në plazhet e nxehta të mbushura me rërë. Këtë mund ta bëni vetëm me ndihmën e torbave me ujë të nxehtë. Nxehtësia e ardhur nga torba apo shishja me ujë të nxehtë e mbështjellë me peshqir ngroh vendin dhe përshpejton qarkullimin e gjakut në zonën ku e keni vendosur dhe ju ndihmon të çlodhni muskujt brenda 30 minutave. Alternativë tjetër mund të jetë qëndrimi në vaskë për 15 minuta, i cili ndihmon në minimizimin e dhimbjeve muskulare.

2. Qetësues dhimbjesh: të gjithë duhet të mbajmë një kallëp akulli në frigorifer për rastet e plagosjeve dhe dëmtimeve. Vendosja menjëherë e akullit në vendin e dëmtuar pakëson fryrjen dhe hemorragjinë duke ngadalësuar sinjalet e dhimbjes në mes fundeve nervore dhe trurit si dhe duke pakësuar qarkullimin e gjakut. Kompresën e ftohtë mbajeni 20 minuta çdo 2 orë. Asnjëherë mos e vendosni akullin direkt në lëkurë, përdorni një peshqir të lagur, ndonjë copë dhe pastaj vendoseni. Nëse nuk ju gjendet akull atëherë uji i ftohtë është më mirë se asgjë.

 3. Fërkojeni me kripë: kripa ndihmon në heqjen e kruarjes në rastet e pickimit të insekteve ose të lehtësojë dhimbjet e fytit, zënien e hundëve të shkaktuara nga alergji të ndryshme. Në rastin kur pickoheni nga insektet merrni pak kripë me ujë dhe vendoseni mbi vendin e pickimit. Duke shtuar pak ujë këtë mund ta përdorni si një solucion homogjen edhe për raste tjera. Praktika më e mire për qetësimin e dhimbjes së fytit është gargara me ujë e kripë. Uji me kripë ndihmon në zhbllokimin e hundëve të fëmijëve dhe të rriturve. Ose mund të përdorni metodën neti pot. Hidhni gjysmë filxhani ujë në një çajnik temperatura e të cilit nuk duhet të kalojë temp e trupit të njeriut, hidhini dhe një gjysmë luge kripë dhe përziejeni. Pastaj shtrijini këmbët përpara dhe filloni të hidhni ujin në hundë nga ana e djathtë. Bëni kujdes të mbani gojën hapur. Në këtë mënyrë uji do të kalojë nga ana e djathë e hundës në anën e majtë.

4. Mjalti: një lugë mjaltë do të zbusë kollën. Mjalti ndihmon në lehtësimin e kollit të thatë dhe acarimit të fytit. Por mos i jepni mjaltë fëmijëve nën moshën 1-vjeçare, mund të shkaktojë botulizëm. Krahas kësaj mjalti përdoret dhe si një antibakterial natyral në rastet e prerjeve dhe gërvishtjeve.

5. Xhenxhefil: përveç lehtësimit të dhimbjeve të barkut, xhenxhefili ndihmon në shërimin e përzierjeve, të vjellave, djegies së stomakut, diarresë dhe gazrave të stomakut. Por tregohuni të kujdesshëm të përdorni xhenxhefil të freskët. Për të përgatitur çaj xhenxhefili merrni një filxhan me ujë të zier dhe shtojini dy lugë xhenxhefil. Lëreni për 5-10 minuta dhe më pas kullojeni./Start/Aisa Kokiçi/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 7 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Rai Emini, mjek Popullor E diel 13 Maj 2012 0:33

    Sistemi ImunNje nder bimet themelore qe e forcojn Sistemin Imun eshte Hithri.Eshte ma se e rendsishme qe para se te pregaditet caji per pije, te pastrohet bima nga kofeina apo herbicidi qe edhe pse eshte prezent ne perqindje te vogel mjafton ta zhduk efektin pozitiv te hithrit dhe ne fakt mund te shkakton edhe efekte negative. Kofeina e cila eshte ne perqindje te vogel ne thuaja se cdo bime, diku ma shume e diku ma pak, luan rrol te rendesishem ne zhvillimin e bimes sepse e mbron bimen ne natyre gjat zhvillimit te saj nga atakuesit e ndryshem...Egzistojn metoda te ndryshme per ta pastrue bimen nga kofeina e nje nder metodat me praktike eshte kur e pervlojm bimen me pakez uje te pijshem te posavluar, pas 30 sekondash e derdhim ujin-caj dhe bima tani e pastruar nga kofeina, pervlohet me uje te pijshem dhe te nxeht, te cilin duhet kulluar menjihere ne gote tjeter keramike 3 dl apo gote xhami.pihet 3-5 caja ne ditePer ta forcue Sistemin Imun ne tere organizmin duhet perdorur stimulues natyral qe i liron Qelizat Ame te Pjekurise nga eshtrat qe i ka cdo foshnje-femije deri ne plak.Pas shume hulumtimeve te bera, eshte vertetuar se allga e detit AFA eshte e vetmja Allge qe jep efekte pozitive te plota ne organizem posacerisht ne lirimin e Qelizave Ame te Pjekurise nga eshtrat, sidomos kur mirret e kombinuar me disa bime dhe vitamina te caktuar...Eshte vertetuar shkenctarisht se Qelizat Ame te Pjekuris Stem Cells Adult lirohen nga eshtrat dhe shkojn ne organizem, me crast aty ku ndonje organ nuk eshte mire, ndalen dhe hyjn ne organ me dhe shendrohen-formohen qeliza ame te poatij organi, te cilat e riparojn demin qe ka organi dhe njeherit e gjenerojn ate dhe njeriu sherohet brenda nje kohe te shkurtur.Per me shume info shko ketu: Raif Emini, Mjek Popullor – www.Mjekimi.comhttp://jdimlm.com/therapisthealer1/http://jdimlm.com/therapisthealer1/1.html

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve