Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

Kush ėshtė fajtor?

Njė ditė pas bilancit tė pėrgjakur tė ndeshjes mes Al-Masryt dhe Al-Ahlyt, nė Egjipt janė publikuar statistikat e zeza: nė trazirat e shkaktuara nė stadium kanė humbur jetėn74 persona, kurse 248 kanė marrė lėndime.

E premte 3 Shkurt 2012 10:09

Kush shkaktoi kaosin në Port Said, ende nuk dihet. Por, tifozë dhe politikanë kanë drejtuar gishtin e fajit te armata egjiptiane.

Tifozë të futbollit dhe politikanë kanë drejtuar gishtin e fajit te armata egjiptiane pas vdekjes së të paku 74 njerëzve në dhunën që shpërtheu pas fitores së Al-Masryt 3-1 në shtëpi ndaj Al-Ahlyt në duelin e ligës së parë të Egjiptit, të mërkurën mbrëma.

Përveç numrit të madh të viktimave, 238 të tjerë janë raportuar të lënduar pas trazirave të trishtueshme në stadiumin e qytetit bregdetar Port Said. Xhirimet televizive treguan se forcat e sigurisë bënë pak për të parandaluar hyrjen e tifozëve në fushë dhe zgjuan dyshime dhe hidhërim se tragjedia mund të ishte lejuar të ndodhte për të zbehur revolucionin egjiptian, që filloi në janar të vitit të kaluar.

Në shenjë proteste, mijëra tifozë brohorisnin “poshtë rregulla ushtarake”, derisa prisnin të lënduarit në rikthimin e tyre në stacionin e trenit në Cairo, kurse janë paralajmëruar edhe protesta të tjera.

Zyrtari i Al-Ahlyt, Hanana Zeini nuk mendon se ngjarjet e së mërkurës mbrëma ishin të rastësishme. “Nuk mund të besoj se gjëra të tilla ndodhin rastësisht. Nuk ma merr mendja, ishte e caktuar”, tha ai për BBC. Partia e Lirisë dhe e Drejtësisë, The Muslim Brotherhood, ka theksuar se dora e “padukshme” ishte sërish në detyrë.

Albadry Farghali, anëtar i Parlamentit, për Port Said tha: “Forcat e sigurisë e bënë ose lejuan që kjo të ndodhë. Njerëzit e (ish presidentit Hosni) Mubarak janë ende duke qeverisur. Kreu i regjimit është rrëzuar, por njerëzit e tij janë ende në pozitat e tyre”.

Tri ditë zie

Këshilli Ushtarak, që e udhëheq Egjiptin, ka shpallur tri ditë zie kombëtare për vrasjen e së paku 74 vetëve në përleshjet ndërmjet simpatizuesve rivalë të futbollit në qytetin Port Said. Ngjarja është përshkruar si dhuna më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në Egjipt dhe incidenti më vdekjeprurës në përmasa ndërkombëtare prej vitit 1996.

Futbollistët pensionohen pas dhunës në Egjipt

Reprezentuesit egjiptianë, futbollistë të Al-Ahlyt, Mohamed Aboutrika, Emad Moteab dhe Mohamed Barakat kanë njoftuar për pensionimin e tyre nga futbolli, pas trazirave që shkaktuan vdekjen e 74 tifozëve, pas ndeshjes së tyre të ligës kundër Al-Masryt të mërkurën.

Aboutrika dhe Moteab i thanë televizionit të Al-Ahlyt se nuk do të luajnë më, pas dhunës që shpërtheu në stadiumin e qytetit bregdetar Port Said. Mesfushori Barakat nuk e përjashtoi rikthimin e tij një ditë, por i tha kanalit se do të refuzojë të luajë derisa të “ndëshkohen ata që shkaktuan vdekjen e njerëzve”.

Aboutrika dhe Barakat e filluan ndeshjen kundër Al-Masryt, kurse Moteab ishte zëvendësues. Trajneri portugez i Al-Ahlyt, Manuel Jose, është raportuar se ka kërkuar nga klubi të anulojë kontratën e tij në mënyrë që ai të jetë i lirë të kthehet në Portugali.

Blatter: Ditë e zezë për futbollin

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter, është shprehur i tronditur me dhunën që ndodhi në Egjipt.

“Jam i tronditur dhe i mërzitur për ngjarjen në Egjipt dhe numrin e madh të tifozëve që kanë vdekur dhe janë lënduar pas ndeshjes në Port Said, Egjipt. Kjo është një ditë e zezë për futbollin. Një ngjarje e tillë katastrofale është e paimagjinueshme dhe nuk është dashur të ndodhte”, ka thënë Blatter për FIFA.com./express/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve