Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Kuvendi miratoi rekomandimet e Vetėvendosjes


E premte 1 Mars 2013 17:06

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 66 vota për rekomandimet e lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me demonstratat e 10 shkurtit 2007, ku u vranë dy protestues Mon Balaj e Arben Xheladini.

Me këto rekomandime Qeveria e Kosovës obligohet që të kërkoj nga Shqipëria të inicioj një debat dhe rezolutë në OKB, duke kërkuar që Këshilli i Sigurimit të filloj një hetim të veçantë dhe të pavarur për krimet e kryera nga Policia e UNMIK-ut me 10 shkurt 2007 në Kosovë.

Rekomandim tjetër i Vetëvendosjes është që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tu heq imunitetin zyrtarëve civil dhe policor të UNMIK-ut të zinxhirit komandues si dhe njësisë speciale të dyshuar për kryerje krimesh kundër protestuesve, që qeveria të kërkoj nga shefat e diplomacive të vendeve të ndryshme që të propozojnë një hetim të veçantë për krimet e shkurtit të 2007-së, si dhe rekomandimi i tretë që Ministrat dhe Deputetët e Kuvendit të Kosovës të angazhohen për ngritjen e kërkesës për hetim të pavarur në takimet e tyre me zyrtarët e vendeve anembanë botës, raporton “Koha”.

Debati është iniciuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. 

 



Kuvendi miratoi rekomandimet e Vetėvendosjes

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 1 = ?