Kuzhinierët turq vendosën një rekord të ri botëror me realizimin e omëletës më të madhe në botë të premten e kaluar gjatë Ditës Botërore të Vezës në kryeqytetin e vendit, Ankara. Tetëdhjetë kuzhinierë u mblodhën rreth një tigani me diametër 10 metra duke nisur të përgatisnin omëletën më të madhe në botë. "Rreth 110.000 vezë u thyen dhe u rrahën njëherazi duke shmangur kështu sjelljen këtu dhe thyerjen e tyre njëra pas tjetrës. Kështu fituam kohë dhe shmangëm ndotjen. Objektivi ishte realizimi i një omëlete me peshë 6 ton" kreu i shoqatës së prodhuesve të vezëve në Turqi, Deria Pala.
Rekordi i mëparshëm përsa i përket omëletës më të madhe në botë mbahej nga Afrika e Jugut ku në vitin 2009 u përgatit një omëletë me peshë 3.2 ton. Por thyerja e këtij rekordi nuk qe aspak e lehtë. " Ne synojmë të përgatisim një omëletë me peshë 6 ton por po hasim vështirësi pasi ekziston rreziku i djegies para se ta heqim në kohë nga tigani" tha një prej kuzhinierëve.
Rekordi botëror u thye më në fund kur u arrit të përgatitej omëleta me peshë gjashtë ton. Për përgatitjen e saj u deshën 2 orë e 30 minuta. "Rekordi i mëparshëm i vendosur nga Afrika e Jugut u thye nga Turqia ndaj ky vend është rekordmeni i ri" tha përfaqësuesi i Librit të Rekordeve Gines, Carim Valerio.
Banorët e Ankarasë thanë se omëleta gjigande ishte tepër e shijshme. "Ka shije të mirë, shumë të mirë madje. Unë ha një vezë në ditë ndaj më pëlqeu pa masë kjo omëletë" tha banori i Ankarasë, Semih Juksel. "Pjesa më e mirë është fakti që e përgatiti im shoq" tha një tjetër banore, bashkëshorti i së cilës ishte mes kuzhinierëve që vendosën një rekord të ri botëror.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereOoo hallall juu qoft, sikut te isha kan ma afer edhe une.