Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka arritur në Damask për të biseduar me presidentin sirian Bashar al-Assad, aleati i Moskës që përballet me dënim ndërkombëtar për shkak të aksioneve vdekjeprurëse ndaj protestuesve të opozitës.
Zyrtarët rusë thanë se bashkë me Lavrovin është edhe drejtori i Inteligjencës së Huaj ruse, Mihail Fradkov, i cili pritete t’i bëjë presion Asadit që të kryejë reforma politike për të qetësuar krizën.
Arritja e Lavrovit vjen në kohën kur Ministria e Brendshme e Sirisë u zotua se do të vazhdojë operacionet e sigurisë në Homs. Përmes një deklarate thuhet se operacionet kanë për qëllim mposhtjen e “grupeve terroriste”.
Aktivistët sirianë thonë se vetëm të hënën në Homs janë vrarë rreth 100 civilë. Por, kjo nuk është konfirmuar nga burime të pavarura./rfe/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 herenuk kuptoj edhe ket popull sirijan si mundet nji anmik si ky rus te pritet si hero ne siri kur dihet se liga rabe dhe amerika europa jan te gjith se bashku per ta rrezue diktatorin kurse rusija perkkra diktatorin domethan per vrasjen e popullit