Sulmuesi me prejardhje kosovare gjatë vizitës ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar ndërkombëtarizimin e sportit kosovar.
38-vjeçari Shukur të premten bëri iftar në platenë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Një organizatë turke gjatë muajit të Ramazanit shtron iftar në platenë e Pallatit të Rinisë për më shumë se 1000 persona. Shukur ka financuar iftarin e së premtes.
Pas iftarit Shukur është takuar dhe ka bërë fotografi me fansa të tij. Shukur u lind në Sakarya të Turqisë në një familje me prejardhje nga Prishtina. Babai i tij qe lindur në Prishtinë.
"Kjo nuk është hera e parë që jam në Kosovë. Jam shumë i lumtur që jam në vendlindjen e babait tim. Jam i gëzuar që kam shumë adhurues në Kosovë, vend në të cilin kam shumë të afërm", ka thënë Shukur.
Të shtunën Shukur është takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa pasdite ka udhëtuar për në Turqi.
"Gjatë takimit Shukur premtoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur që të ndihmojë ndërkombëtarizmin e sportit kosovar", ka shkruar në një njoftim të Kryeministrisë.
Hakan Shukur në vitin 2008 i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv. Karrierën e ka nisur në vitin 11987 në Sakaryaspor. Më pas ka luajtur për Bursasporin, për t’u transferuar në Galatasaray në vitin 1992. Në këtë skuadër qëndroi deri në vitin 1995. Pas një aventure disa mujore në Torino u kthye në Galatasaray dhe qëndroi deri në vitin 2000. Më pas ka luajtur për Interin, Parman, Blackburn Roversin dhe në vitin 2003 sërish është kthyer në Galatasaray, ku edhe përfundoi karrierën. Vlerësohet legjendë e këtij klubi. Gjatë karrierës ka shënuar 383 gola, shumicën prej tyre në fanellën e Galatasarayt. Për Turqinë ka shënuar 51 gola në 112 paraqitje./koha/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull