Dje në Shkup u realizua takimi i liderëve të partive me relevante në Maqedoni.
Tema e takimit ishte iniciativa e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me punën e Këshillit Gjyqësor Republikan. Iniciativa për ndryshimet kushtetuese, siç ka thënë Nikolla Gruevski ka të bëjë me përforcimin e pavarësisë në sistemin gjyqësor dhe rritja e efikasitetit te tij.
Ndryshimet në kushtetutë parashikojnë rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit gjyqësor republikan, heqjen e të drejtës Ministrit të Drejtësisë që të jetë anëtarë i Këshillit Gjyqësor Republikan si dhe shkurtimin e mandatit nga 6 në 4 vjet. Këto ndryshime, sipas Kryeministrit Gruevski, shmangin presionet e ndryshme ndaj gjyqësorit.
Ali Ahmeti dhe Imer Selmani në parim pajtohen me iniciativën e cila synon reformimin e sistemit të jurisprudencës, por kanë dhënë edhe vlerësimet e tyre lidhur me këto ndryshime në kushtetute. Imer Selmani ka propozuar që edhe në Këshillin Gjyqësor, vendimet të merren duke u bazuar në parimin e badinterit.
Çdo iniciativë që shkon në kahje të depolitizimit të gjyqësorit për DR-në është pozitive dhe pas shqyrtimit të propozimit të Qeverisë do të prononcohet me qëndrim konkret ditëve të ardhshme ka thënë lideri i saj Imer Selmani.
Lideri i LSDM-se Branko Cërvenkoski i ka vlerësuar si tejet serioze ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese, por, siç theksoi, ka kërkuar dokument me shkrim për atë që është prezantuar nga ana e Kryeministrit. Ai tha se pasi të analizohet mirë përmbajtja e propozim ndryshimeve do të vendosin nëse do ti përkrahin apo jo propozimet e paraqitura. Në takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete. Liderët sërish do të takohen që ta shqyrtojnë iniciativën për ndryshim të kushtetutës.
Në takimin e realizuar dje të pranishëm ishin lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, lideri i Bashkimit demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ai i Lidhjes Socialdemokrate, Branko Cervenkovski dhe Kryetari i Demokracisë së re Imer Selmani. Ndërkohë që lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaci nuk ish i pranishëm në takim./trt/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)