Liga Arabe lajmëroi se do të ndërpresë të gjithë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, në shenjë proteste ndaj masakrave sistematike që po ndodhin ndaj popullsisë civile në vend.
Në një deklaratë të publikuar, Liga Arabe argumentoi se përpjekjet e vazhdueshme për të sjellë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në vendin me 25 milion banorë kanë dështuar si mungesë e vullnetit të Damaskut zyrtar për të zbatuar reforma të qënësishme.
Si rrjedhojë, vendet arabe shpallën pasditen e së martës tërheqjen e të gjithë ambasadorëve të tyre nga Siria si dhe përjashtimin e të gjithë diplomatëve sirianë nga vendi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbyllën përfaqësinë e tyre në Damask të hënën, ndërsa disa vende të tjera europiane kanë tërhequr diplomatët e tyre më parë.
Lëvizja vjen ndërsa Ministri i Jashtëm i Rusisë ka mbërritur në Siri, për takime me presidentin Bashar al-Assad, për të negociuar një zgjidhje të mundshme të krizës.
Një turmë prej mijëra personazh të entuziazmuar priti Sergei Lavrovin në Damask, ndërsa valëvitej flamuri rus dhe ai sirian./tch/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull