Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

Liga e kampionėve: Interi mė i mirė se Chelsea

Interi i Jose Mourinhos arriti tė fitojė ndeshjen e parė tė sė tetės sė finales sė Ligės sė Kampionėve kundėr ekipit anglez Chelsea.

E enjte 25 Shkurt 2010 11:07

 

Nbë një lojë mjaf të bukur dhe dramatike, i pari erdhi në epërsi Interi. Që në minutën e 3-të shënoi argjentinasi Diego Milito dhe me këtë rezultat u përmbyll pjesa e parë. Në gjysmëlojën e dytë, ishte Chelsea ai që barazoi me golin e Kalous në minutën 51, por vetëm katër minuta më vonë, Cambiasso solli sërish në epërsi ekipin milanez dhe ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes. Natyrisht, kjo fitore minimale dhe një gol i pranuar si vendës nuk i mjafton Inteit në ndeshjen e revanshit pas tre javësh, pasi edhe një fitore minimale 1-0 e Chelseat në Londër do ta eliminonte Interin nga gara e mëtejshme për trofeun më prestigjioz evropian në futboll.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në Moskë, ekipi vendës CSKA dhe ai spanjoll Sevilla luajtën baras 1-1. Për Sevillan shënoi Negredo në minutën 25, kurse në minutën 66 barazoi Gonzalez dhe kësisoj ruajti sado kudo shpresën e ekipit rus për kualifikim në të katërtën e finales së Ligës së kampionëve./koha/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve