Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Ekonomi

artikuj
 

Lind hapėsira “Shengen” e Euros

Ligji i ri ėshtė miratuar nga Parlamenti Evropian

E marte 14 Shkurt 2012 22:52

Lind Shengeni i euros. Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg deputetët kanë miratuar me shumicë të votave ligjin për hapësirën e përbashkët të pagesave në euro, e cila rregullon transaksionet në monedhën euro mes bankave. Në bazë të këtij ligji eliminohen kostot e fshehura të operacioneve dhe shkurton transfertat ndërkufitare. Kompanitë dhe privatët mund të operojnë jashtë vendit të tyre duke përdorur llogarinë e tyre kombëtare. Kjo do të mundësojë kursimin prej 123 miliardë eurosh në gjashtë vjet. Sistemi bankar europian duhet të përshtatet me ligjet e reja brenda 1 shkurtit të vitit të ardhshëm. Në bazë të ligjit të ri për hapësirën e përbashkët të pagesave në euro, qytetarët europianë do të kenë avantazhe të vërteta. Një nga përfitimet është mundësia e pagesave vetëm në një llogari bankare kundrejt të gjitha vendeve, duke ndjekur të njëjtin veprim si në nivel kombëtar.
Kështu një person që është transferuar jashtë vendit të tij, nëse nuk ka një llogari bankare në vendin e qëndrimit mund të marrë pagesën nga llogaria e tij në vendin e origjinës. Por avantazhet janë të mëdha edhe për bizneset. Të cilat nuk do tu duhet të hapin më llogari bankare në secilin vend të aktivitetit për të kryer transferat. Në fakt me hasirën “Shengen” të Euros, si qytetarët ashtu edhe bizneset mund të spostohen brenda BE dhe të vijojnë të përdorin të njëtën llogari bankare në Euro duke i ndaluar bankat të aplikojnë një politikë me kosto diskriminuese për transfertat në bazë të shumës së transferimit. Kur ligji të hyjë në fuqi bankat duhet tu garantojnë klientëve konvertimin nga sistemi kombëtar në atë të hapësirës së përbashkët të pagesave. Drafti i ri tashmë pritet t’i kalojë Këshilli të ministrave të BE për t’i dhënë ok përfundimtar./abc/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve