Më 06.09.2010 monitorues të KMDLNj së në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë vizituan Lirim Jakupin të arrestuar një ditë më parë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pas 3 (tri) vitesh arrati nga Qendra Korrektuese e Dubravës.
Sipas Jakupit arrestimi i tij është bërë në shtëpinë e tij. Gjatë arrestimit, policia i ka treguar shkakun pse arrestohet dhe vendimet për arrestim dhe për bastisje. Sipas deklaratës që i ka dhënë KMDLNj së sjellja e policisë gjatë arrestimit, por edhe gjatë bastisjes, ka qenë korrekte.
Ai është njoftuar për të drejtat e tij dhe arsyen pse është arrestuar. I ndaluari Lirim Jakupi nuk ka vërejtje as në sjelljet e zyrtarëve dhe oficerëve në Qendrën për Ndalim në Prishtinë.
Pritet që Lirim Jakupi me 07.09.2010 të dërgohet në njërën prej Qendrave Korrektuese në Kosovë në vuajtje të dënimit të mbetur.
Në bazë të deklaratës Lirim Jakupit dhënë KMDLNj së, është konstatimi se as gjatë arrestimit e as bastisjes nuk ka shkelje të procedurës e as shkelje të të drejtave të njeriut./qik/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull