Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
 

Londėr: Ekspozitė pėr shenjat qė ka lėnė Islami nė shkencė


E hėne 1 Shkurt 2010 13:59

 

Ekspozita e hapur në Muzeun e Shkencës në Londër nxjerr në pah një sërë zbulimesh të shkencëtarëve myslimanë midis shekujve 7-16 të cilat nuk diheshin më parë ose që kishin filluar të harroheshin.

Një ndër veprat më të pëlqyera të kësaj ekspozite e cila do të jetë hapur deri në datën 25 prill, është një kopje gjigande e Orës së Elefantit e projektuar në shekullin e 13-të.

Kjo orë e projektuar me një teknologji tepër të avancuar për periudhën e saj, jep orën çdo 30 minuta me anë të kuçedrave që shkojnë poshtë.

Një tjetër vepër e pëlqyer nga vizitorët është një kopje e hartës botërore e pikturuar nga udhëtari mysliman El-Idrisi në shekullin e 12-të.

Ekspozita e hapur duke pasur në plan të parë fëmijët dhe të rinjtë në moshën shkollore, po tërheq interes të madh nga shkollat.

Ekspozita synon të arrijë kuptimin e Islamit nëpër botë, dhe pas Anglisë ajo do të hapet edhe nëpër vende të tjera të botës. /TRT/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 6 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • G.Kryeziu E hėne 1 Shkurt 2010 16:20

    Elhamdulilah qe ka ksi ekspozita, mundesi e mir qe me u njoftu per islamin qe dmth nuk eshte islami prapambetuni e terrorrizem...ALlahu i shperbleft ata qe kan ndermar ket hap !

    Reply

    Replike nga: Afrimi - E marte 2 Shkurt 2010 21:39
    Selam alejkum , Allahu i shperbleft ata te cilet e kan nis kete Ekspozit dhe ata qe ju ndihmojn ne kete veper te madhe te Muslimanve
  • niti E mėrkure 3 Shkurt 2010 12:41

    mashallah mire shume, kish pas nevoje kjo ekspozite edhe neper vende islame mu bo te njerezit qe e kane harruar identitetin e tyre fetare

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve