Kryeministri Sali Berisha, në konferencën Për shoqërinë e informacionit", theksoi se Shqipëria dixhitale është përpjekja për shërbime më të mira, për kursim më të madh të kohës dhe për transparencë më të madhe.
"Qeveria ime, duke besuar se koha është më e çmuara, u përqendrua në infrastrukturën rrugore dhe dixhitale", tha Berisha, duke risjellë në vëmendje gjendjen e infrastrukturës në vend 6 vite më parë me atë që aktualisht është sot.
"Ne duam një qeveri të hapur dhe kjo bazohet në shoqërinë dixhitale. Çdo shpenzim që bëhet nga kjo administratë dhe ky shtet lexohet të nesërmen online nga qytetarët. Përpjekja për një shoqëri dixhitale është përpjekje për shërbimet më të shkëlqyera, kursim kohe, transparencë më të madhe. Kemi punë të madhe për të bërë me sektorin bankar, transaksionin elektronik, i cili është një zhvillim tjetër i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm në këtë aspekt dhe që po rritet me shpejtësi", tha Kryeministri Berisha.
Ai garantoi bankat se qeveria është e gatshme të miratojë çdo ligj që lehtëson veprimtarinë e tyre. Për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, shërbimet elektronike shkurtojnë kohën, fuqizojnë administratën, ulin ndjeshëm burokracinë dhe luftojnë hapur korrupsionin". Mbështetje për infrastrukturën elektronike dhe shërbimeve elektronike në Shqipëri", si pjesë të programit IPA-2009, Sequi vlerësoi pozitivisht hapat e bërë nga vendi sa i takon dixhitalizimit të shërbimeve qeveritare, ndërkohë që shtoi se ka ende punë për të bërë.
"Taksapaguesit evropianë do të investojnë në Shqipëri 3.2 milionë euro, për të mbështetur projektet e qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës elektronike në vend, si dhe për t'i dëshmuar asaj se BE është partneri kryesor i Shqipërisë", tha ambasadori Sequi. Sipas Sequi, "kompjuteri nuk pranon ryshfete, pra luftohet korrupsioni. Kompjuteri eviton radhën e tepërt, duke menjanuar kështu humbje të kohës dhe burokracitë e shumta. Po ashtu, kompjuteri është i shpejtë dhe i saktë dhe jo diskriminues". Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, kujtoi imazhin që qytetarët shpesh kanë për administratën shtetërore - e ngadaltë apo në gjumë - dhe theksoi se "Qeverisja elektronike e zgjon administratën publike".
Ndërkohë, ministri ITIK, Genc Pollo, në fjalën e tij theksoi se Shqipëria ka arritur rezultate të shkëlqyera sa i takon dixhitalizimit të shërbimeve shtetërore. Sipas tij, Implementimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve QKR dhe QKL, Sistemi i Prokurimit Elektronik, dixhitalizimi i regjistrit civil të shtetasve, sistemi online i tatim-taksave, sistemi online i doganave apo implementimi me sukses i e-kabinetit, i cili po shtrihet ne e-Aktet, e-Parlament, e-president etj, etj, tregon hapat e mëdha që vendi ka kryer në këtë fushë. /Start/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull