Rooney shënoi me kokë dhe mposhti portierin amerikan, Brad Friedel në minutën e 74-t, duke përcaktuar fituesin në përballjen e klubeve me pronarë amerikanë në finalen e zhvilluar në stadiumin Wembley.
James Milner kishte kaluar Aston Villën në epërsi nga penalltia, pas pesë minutave, por Michael Owen shpejt e barazoi rezultatin për kampionin e Anglisë.
Në finalen e 50 të Carling Cup, Sir Alex Ferguson e fitoi titullin e tij të 26 prej ardhjes në Manchester United më 1986. Djajtë e Kuq janë bërë klubi i parë pas Nottingham Forestit që kanë fituar kupën në dy sezone të njëpasnjëshme më 1989 dhe 1990.
“Është ndjenjë e veçantë të luash në Wembley dhe të shënosh golin e fitores. Mendoj se të gjithë futbollistët që luajtën gjatë kësaj gare duhet të krenohet me veten”, deklaroi Rooney, i cili nuk e filloi ndeshjen si titullar./express/
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)
manqa ma e forta jajajajajaj gogogoggogoo yes veq vazhdo s e dikur ka me t ra fama