Heroi kryesor i kampionëve të Anglisë ishte padyshim lojtari më i mirë që kanë këtë sezon, Uejn Runi. Vendasit kalojnë në avantazh që në minutën e 13-të me anë të Runit.
Pavarësisht volumit dhe rasteve të krijuara në pjesën tjetër të 45 minutave të para, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Me fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Runi që shkrumboi njëherë e përgjithmonë shpresat e Milanit për një kualifikim të mundshëm, duke dyfishuar shifrat në 2-0.
Mançesteri arrin të shënojë sërish pas 13 minutash, këtë herë me Park. Sulmi i italianëve tregohet i plogësht për të shfrytëzuar disa raste të krijuara në pjesën e mbetur të lojës. Janë sërish vendasit e Mançesterit që vulosin gjithçka me anë të Fleçerit vetëm dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Normalisht skuadrës së Milanit i duhej një fitore në “Old Traford“ për të përmbysur humbjen e parë në fushën e vet 2-3, por ky sezon në Ligën e Kampionëve u mbyll në mënyrën më të turpshme për shtatë herë kampionët e Evropës./start/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)