Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Maqedoni, kėngė urrejtjeje kundėr shqiptarėve


E premte 3 Shkurt 2012 10:06

Një këngë me përmbajtje çnjerëzore kundër shqiptarëve po qarkullon nëpër forumet e ndryshme dhe vazhdon të dëgjohet në Maqedoni.

Kënga gjendet edhe në faqen sociale youtube, ku numri i klikimeve është record. Sipas agjencisë së lajmeve INA, shpeshherë ajo është edhe himni dhe kënga më e kënduar nga tifozët e klubit të futbollit “Teteks” të Tetovës.

Disa portale maqedonase kanë rikthyer këtë këngë duke e shndërruar në lajm sensacional faktin se si po dëgjohet ajo.

Ja disa nga vargjet e këngës:

Kaçakë, leckaxhinj, bisha të zeza dykokëshe

Po na nxijnë Maqedoninë

As në tokë, as në qiell për shqiptarët vend nuk ka

Dënoji Zot

Rrufeja t’i vrasë

Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet

MPB deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për shlyerjen e plotë dhe ndëshkimin e autorit dhe këngëtares që këndon këngën raciste. Burime maqedonase bëjnë të ditur se nga kënga e kënduar mund të zbulohet edhe këngëtarja që ka kënduar këngën, por edhe autori i saj. MPB kohë më parë është ballafaquar me këngë të kësaj natyre, duke theksuar se po ndërmerren masa për parandalimin e urrejtjes dhe thirrjeve raciste.

Janë edhe disa këngë të tjera, por edhe refrenët e këngëve të kënduara nëpër tribunat e stadiumeve nga ana e tifozëve maqedonas, së fundi gjatë kampionatit evropian të hendbollit në Serbi. / INA/

Kënga origjinale nga youtube:

 

httpv://www.youtube.com/watch?v=TPOd1ELi36M&feature=player_embedded

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 5 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • Albin Mehmeti E premte 3 Shkurt 2012 18:19

    Kush jeni...Mos the gjė emrin?Nuk po iu dėgjoj!Thua je maqedon...Jo asgjė spo kuptoj!Ti qenke serbNip i Rusisė,Jo ore qenke prej fqinjėvePinjoll i GreqisėJo, jo prap nuk kuptoj. Asgjė sjam duke dėgjuarA ti qenke maqedon...!Jo ore...ti moti ke skaduar.Ti qenke ajo fantazma,Qė nė Ballkan ėshtė krijuarPėrzierje racash te fėlliquraNė neo-maqedon i transformuar!E kam njė kėshillė pėr tyAnalizat e gjakut shikojO ndal tė lutem!!!Rezultati do tė befasoj!Se nuk je ti ai,I ardhur nga lashtėsia!Por baba ke grekun,E nėnėn nga Serbia!Ouuu ti qenke ai !Qė tokėn time pushtoveU bėre pronar i paligjshėm Pėr veti e pėrvetėsove.Tani s’ka mė,Unė mjaftė kam duruarDo te vi atje nė ShkupVetėm ty pėr tė shkatėrruar!!!!Albin Mehmeti

    Reply

  • snajperisti E premte 3 Shkurt 2012 19:51

    po nuk kane faj,se mes veti jemi te terbuar,trima,te forte etj,e per te huajt kur na perdhunojne,na rahin,na vrasin,na shajne e shume te kqija tjera,nuk eshte problem.Selam Alejkum e Insha-Allah bashkohemi per litarin e ALLAHUT forte.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve