Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Maqedoni, njė rast i etheve tė Nilit perėndimor


E mėrkure 24 Korrik 2013 9:35

 

Në Maqedoni është regjistruar rasti i parë i etheve të Nilit perëndimor, i cili është konfirmuar edhe në laborator. Me këtë virus është infektuar një grua 57-vjeçare, e cila nuk ka udhëtuar jashtë shtetit. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e pranon terapinë e nevojshme, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

"Instituti për shëndet publik dje e informoi Ministrinë e Shëndetësisë për vërtetim laboratorik të rastit të parë të etheve të Nilit perëndimor në vend.

Bëhet fjalë për një grua 57-vjeçare, e cila nuk ka udhëtuar jashtë shtetit, ndërsa simptomat e sëmundjes kanë filluar me temperaturë të lartë dhe dhimbje koke të mëdha. Momentalisht, pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky është rasti i parë i etheve të Nilit perëndimor në vend në vitin 2013", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. Sëmundja bartet me kafshimin e mushkonjave të infektuara me virusin e etheve të Nilit perëndimor.

Tek numri më i madh i të sëmurëve, sëmundja mund të kalojë pa simptome si temperaturë e lartë, ethe, dhimbje koke, përzierje, lodhje...



Maqedoni, njė rast i etheve tė Nilit perėndimor

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 9 = ?