Ai akuzohet se një kohë të gjatë ka dhunuar 3 vajzat e tij të mitura. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Veles thanë se 41 vjeçari ka mohuar të ketë bërë aktin rrëqethës. Por, megjithatë nga Policia e Velesit thonë se pas kontrollit mjekësor në spitalin e qytetit është konstatuar se 3 vajzat e mitura janë dhunuar prej vitesh dhe se tani më kanë edhe probleme psikike dhe trauma të thella.
“Sektori për punë të brendshme Veles ka ngritur padi penale deri tek prokuror publik kundër një personi të moshës 41 vjeçe nga Velesi nën dyshimin se ka kryer incest mbi 3 vajzat e tij të moshës 3, 5 dhe 7 vjeçe dhe një padi tjetër penale për keqtrajtim fizik të bashkëshortes së tij 38 vjeçare. Në Spitalin e Velesit është kryer kontroll gjinekologjik, ku dhe u vërtetuan dyshimet tek 3 vajzat e mitura”, deklaroi Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB Veles.
Nga ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” thonë se përveç babait monstër duhet të dënohet edhe nëna e tre fëmijëve pasi ajo në një farë mënyrë është bashkëvepruese e keqpërdorimit seksual dhe se nuk është e mundshme që as ajo e as qendra për punë sociale në Veles të mos e kanë vërejtur keqpërdorimin seksual të fëmijëve edhe atë plot 7 vjet.
“Nënës duhet ti merret e drejta prindërore dhe të jetë e sanksionuar ndërsa fëmijët të jenë dërguar në një familje kujdestare. Ky prind e ka përsëritur veprën, është monstrum dhe duhet të sanksionohet me dënim më të lartë. Pedofilët nuk mund të kontrollohen dhe zakonisht e përsërisin veprën dhe pikërisht për këtë ne angazhohemi që dënimi të jetë burg i përjetshëm”, deklaroi Dragi Zmijanac, drejtor ekzekutiv i “Megjashit”.
Në botë përveç dënimit me burg, pedofilëve u bëhet kastracioni ose ndiqen me lokatorë. /Alsat-M/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull