Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Maqedoni, qeveria rrezikon funksionimin e institucioneve tė pavarura

Qeveria me buxhetin e vitit 2010 dhe rebalancin e fundit ka shkurtuar pėr gati 40 pėr qind buxhetet e institucioneve tė pavarura.

E diel 29 Gusht 2010 15:03

 

Komisioni Antikorrupsion, Avokati i Popullit, Prokuroria Publike dhe institucione të tjera kanë pësuar nga plani qeveritar për shkurtimin dhe kursimin e buxhetit të shtetit.

Drejtuesit e këtyre institucioneve kanë apeluar në adresë të bashkësisë ndërkombëtare për ndërhyrje në këtë situatë, duke alarmuar se me shkurtimin e buxheteve të tyre tentohet bllokimi dhe ulja e intensitetit të punës së tyre.

Mirjana Najçevska, ish-kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut ka theksuar se shkurtimi i buxhetit për këto institucione është një presion për pengimin e aktivitetit të tyre dhe veprimit të pavarur.

Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti ka bërë thirrje që Qeveria të sigurojë mjetet e nevojshme për institucionin që drejton ai dhe institucionet e tjera dhe të ndryshojë qasja e tillë.

“Qeveria me këto veprime e vënë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve. Nuk besoj se do të kalojmë problemet financiare deri në fund të vitit, sepse kemi problem me buxhetin”, ka theksuar Mehmeti.

Ministria e Financave ka theksuar se shkurtimet e buxhetit janë bërë në bazë të nevojave dhe nuk vënë në rrezik funksionimin e atyre institucioneve. Në një komunikatë të këtij dikasteri theksohet se janë të hapur për të diskutuar të gjitha propozimet dhe ankesat e institucioneve që janë goditur me buxhetin e vitit 2010. /INA/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve