Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Maqedoni, qytetarėt nuk i besojnė qeverisė

Sipas sondazhit mė tė fundit tė ‘Eurobarometrit Standart’, tė publikuar nga Komisioni Evropian nė muajin gusht, qytetarėt e Maqedonisė vazhdojnė tė besojnė mė shumė tek institucionet e BE-sė, sesa te qeveria apo te parlamenti i tyre.

E marte 31 Gusht 2010 9:00

 

Nga 1.048 qytetarë të përzgjedhur në të gjithë vendin me metodën e pyetjeve ballë për ballë të zhvilluar në terren gjatë muajit maj të këtij viti, 72 për qind e të anketuarve kanë tendencë mosbesimi ndaj qeverisë në vend, ndërsa 4 për qind më e lartë, apo 76 për qind, është shifra e mosbesuesve ndaj parlamentit të vendit. Në krahasim me mesataren e 27 vendeve anëtare të BE-së, qytetarët e Maqedonisë kanë më pak besim tek institucionet e tyre qeverisëse dhe më shumë tek ato të Bashkimit Evropian. Kështu, BE-së, sipas Eurobarometrit të pranverës së këtij viti, i besojnë 52 për qind e të anketuarve në Maqedoni, besim ky që është ulur gjithsesi me 10 për qind nga anketimi i vjeshtës së vitit të kaluar.

Sondazhi që monitoron dy herë në vit opinionin publik evropian, për çështje të ndryshme si niveli i jetesës dhe ekonomisë apo besimi tek institucionet, nxjerr në pah se 60 për qind e të anketuarve në Maqedoni besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte një gjë e mirë, 11 për qind mendojnë se do të ishte një gjë e keqe ndërsa 27 për qind mendojnë se nuk do të përbënte ndonjë dallim. Në lidhje me përfitimet nga anëtarësimi, 73 për qind e të anketuarve besojnë se vendi do të përfitonte nga një gjë e tillë ndërsa 22 për qind mendojnë të kundërtën.

Sipas Eurobarometrit të pranverës së këtij viti, shqetësimi kryesor në vend sipas qytetarëve në Maqedoni është papunësia. Më pas renditen situata ekonomike, krimi, rritja e çmimeve dhe sistemi shëndetësor, e pak a shumë njësoj renditen të njëjtat çështje edhe kur të anketuarit pyeten se cilat janë shqetësimet personale.

Në lidhje me situatën ekonomike në vend, 76për qind e të anketuarve mendojnë se ajo është e keqe, ndërsa për papunësinë, shifra e të pyeturve që mendojnë se niveli i saj është e keqe arrin në 91 për qind. Shifrat negative ulen paksa në situatën financiare familjare ku 50 për qind mendojnë se është e mirë, ndërsa rriten sërish në situatën personale të punës ku 51 për qind mendojnë se është e keqe. Në lidhje me pritshmërinë për 12 muajt e ardhshëm, 37 për qind mendojnë se situata ekonomike do të përkeqësohet, 35 për qind mendojnë se nuk do të ndryshojë ndërsa vetëm 24 për qind janë optimistë se do të përmirësohet.

Sondazhi fokusohet edhe tek impakti i krizës ekonomike për tregun e punës, për të cilin 49 për qind e qytetarëve mendojnë se ka arritur kulmin e se pak nga pak do të marrë veten, ndërsa 43 për qind mendojnë se priten ditë edhe më të këqija. Në lidhje me reformat në vend, gati njësoj me evropianët, 76 për qind e qytetarëve në Maqedoni mendojnë se vendi ka nevojë për më shumë reforma për tu përballur me të ardhmen. Ndërsa në pyetjen se a duhen vazhduar reformat që kërkojnë sakrifica nga brezat e tanishëm në të mirë të brezave të ardhshëm, 68 për qind e të anketuarve bien dakord ndërsa 27 për qind janë kundër. Në këtë pjesë të sondazhit madje, 56për qind janë dakord të ulin standardin e tyre të jetesës për të garantuar të ardhmen e brezave të ardhshëm.

Eurobarometri i pranverës së këtij viti ka anketuar popullsinë e kombësive respektive në 27 vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet kandidate, ndërsa për Maqedoninë nuk është specifikuar se sa është përqindja e të anketuarve me etni shqiptare. Ky anketim zhvillohet që prej vitit 1973 nga Komisioni Evropian dhe vlerësimi përllogaritet të ketë një hapësirë gabimi prej mesatarisht 2.5 për qind. /Alsat-M/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve