Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Maqedonia, Bulgaria nėnshkruajnė memorandum ndėr-kufitar


E marte 31 Gusht 2010 11:06

 

Maqedonia dhe Bulgaria do të nënshkruajnë sot një memorandum të mirëkuptimit për bashkëpunim ndër-kufitar, pjesë e projekteve të përcaktuara dhe financuara nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja do të nënshkruhet sot në kryeqytetin bullgar, midis Ministrit të Maqedonisë për qeverisje lokale, Musa Xhaferi, dhe Ministrit të Bullgarisë për Zhvillim Rajonal Soren Plevneliev.

Sipas këtij memorandumi parashihet që të dy vendet përmes këtij projekti të shtojnë bashkëpunimin në fushën e zhvillimit ekonomik, kohezionit social dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, thuhet në një komunikatë të qeverisë.

Programi i bashkëpunimit në fjalë, është pjesë e projekteve të Komisionit Evropian për bashkëpunim fqinjësor midis shteteve. Projekti në fjalë financohet nga ky trup ekzekutivi i BE-së, në kuadër të Instrumenteve të Para-Anëtarësimit (IPA)./Zhurnal/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve