Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Mbi 3 mijė turistė pėr skijim nė Kodrėn e Diellit


E hėne 20 Shkurt 2012 8:57

 

Në Kodrën e Diellit në Malësinë e Sharrit gjatë fundjavës ka pasur mijëra turistë.

Nga Shoqëria për hotelieri dhe turizëm “Kodra e Diellit” bëjnë të ditur për INA se gjatë fundjavës pushues nga vendi dhe nga jashtë, kryesisht vendet fqinje kanë shfrytëzuar borën dhe kohën e qetë me diellë.

Sipas vlerësimeve të tyre, bëhet fjalë për mbi 3 mijë turistë që kanë qëndruar dy ditët e fundit në Kodrën e Diellit. Në numër të madh kanë qenë turistët nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët tradicionalisht vizitojnë këtë atraksion turistik.

“Të gjitha kapacitetet e dy hoteleve tona janë të angazhuar. Kemi mysafirë nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe Serbia. Të gjitha rezervimet janë për dy ditë”, theksuan nga Shoqëria për hotelieri dhe turizëm “Kodra e Diellit”.

Gjatë kësaj jave paralajmërohet mbërritja e turistëve nga Holanda, Franca, Belgjika dhe nga Izraeli. Trashësia e borës në Kodrën e Diellit ka mbërritur mbi 1 metër. (INA)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve