Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Mbi 50 mijė persona kėrkojnė librezėn e veteranit tė UĒK-sė


E premte 1 Mars 2013 17:03

Është mbajtur takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së.

Sipas të dhënave nga të gjitha komunat e vendit, vetëm për statusin e veteranit të UÇK-së kanë aplikuar mbi 50 mijë persona, mbi 4 mijë për statusin e invalidit dhe mbi 2 mijë familjarë kanë aplikuar për njohjen e statusit të familjeve të dëshmorit.

Agim Çeku, kryetar i Komisionit qeveritar për vlerësimin e statusit të veteranit, invalidit, dëshmorit dhe pjesëtarit të UÇK-së, tha se këto të dhëna nuk janë përfundimtare sepse ka mbetur edhe një numër i madh aplikacionesh të pa dorëzuara.

Sipas tij, afati për dorëzimin e tyre është shtyrë deri më 15 mars.

Çeku gjithashtu bëri të ditur se komisioni tashmë është duke punuar në përcaktimin e kritereve dhe kategorizimin e aplikuesve dhe përcaktimin e kritereve për çdo kategori.

Komisioni do t’i shqyrtoj të gjitha aplikacionet duke mos vepruar nën presionin e kohës, tha në fund Çeku.

 



Mbi 50 mijė persona kėrkojnė librezėn e veteranit tė UĒK-sė

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 6 = ?