Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Mbikėqyrėsit e AKI-sė duan qasje nė informatat “top sekret”


E mėrkure 8 Shkurt 2012 11:21

 

Anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë kërkuar që t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga AKI-ja, me qëllim që të krijojnë qasje në informatat sekrete që mblidhen dhe përpunohen nga spiunët zyrtarë të shtetit.

Aktualisht, asnjëri nga ta nuk mund të fusë në duar kurrfarë dokumenti “konfidencial” apo “top sekret”, për faktin se nuk janë të pajisur me leje të sigurisë, të cilat Departamenti i verifikimit, që funksionon në kuadër të AKI-së, ua lëshon vetëm personave që janë luajalë ndaj shtetit.

Për më tepër, asnjëri nga deputetët e Komisionit mbikëqyrës parlamentar deri tani nuk ka arritur të hyjë as brenda objektit ku përpunohen dhe klasifikohen informatat e mbledhura nga zyrtarët dhe bashkëpunëtorët e AKI-së. Rrjedhimisht, ky komision, përkundër funksionit që ka, deri më tani nuk ka mundur të nxjerrë informata të rëndësisë së veçantë gjatë raportimeve të herëpashershme të drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Kërkesa e deputetëve të këtij komisioni për t’u futur në filtrin e AKI-së, sipas informacioneve të “Kohës Ditore”, tashmë është proceduar në këtë agjenci, nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve