Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Mbishkrime “vdekje shqiptarėve” nė njė xhami nė Manastir


E mėrkure 1 Shkurt 2012 19:14

 

"Isak Xhamia" në qendër të Manastirit të mërkurën në mëngjes u përfshi nga mbishkrime naciste dhe raciste. Në dyert e xhamisë në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, besimtarët kanë hasur në mbishkrimet me përmbajtje kryesisht antishqiptare si “Vdekje për shqiptarët” (“smrt za siptari”).

Mbishkrimet janë të shënuar në dyert hyrëse dhe në muret e xhamisë.

Myftiu i Manastirit nuk ka komentuar këtë akt vandal dhe me mesazhe raciste dhe antifetare.

Besimtarët myslimanë që kanë hasur mbishkrimet kanë qenë të tmerruar nga ky akt. Myftinia ka kërkuar që menjëherë të hetohen dhe të zbulohen autorët e këtyre akteve.

Mbishkrimet në xhami kanë qenë temë aktuale sot në mesin e manastirasve, të cilët e kanë përcjellë nën tensione këtë akt vandal në qytetin e tyre.

Një pjesë e banorëve kanë dënuar aktin, duke theksuar se kjo dëmton marrëdhëniet e mira ndërfetare dhe ndëretnike në Manastir.

"Isak Xhamia" është e ndërtuar në vitin 1506 në Manastir dhe ajo është një nga xhamitë më të vjetra në rajon. Kjo xhami në disa raste ishte përfshirë si cak i sulmeve dhe mbishkrime të ndryshme që pas konfliktit të vitit 2001. /ina/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 2 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • ibra presheve E enjte 2 Shkurt 2012 10:41

    kjo eshte nji dhurate per ata qe e fiken zjarrin ne xhamin e recices ashtu e kthejn keta ndytesira te pa kurriz qe gjithcka bejn ne kurriz te shqiptarve dhe te pa edukate elementare njerzore ,,,,,,,,,,,,, deri kur keshtu do ti durojm !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!?????????????????

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve