Forumi Rinor Islam krahas aktiviteteve tjera që realizoi gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, me aktivitetet e njëpasnjëshme dëshmoi peshën e madhe që ka në këtë nënqiell.
Një nga aktivitetet që po realizon Forumi Rinor Islam në Ramazanin e këtij viti, është edhe iftari tradicional që realizon në sheshin “Skenderbeu” në Shkup në bashkëpunim me Komunën e Çairit. Kjo mbrëmje vazhdoi në “Suli Han”, në vendin historik të Çarshis së Vjetër me “Mbrëmje Kur’anore”, aktivitet ky që nënkupton këndimin e Kur’anit nga hafizat më të mirë të këtyre trojeve.
Në evenimentet në fjalë, që u realizuan në dy vende të ndryshme, por, në të njëjtën natë, më 29.08.2010 ditën e diel, fjalën e rastin e kishte kryetari i FRI-së z. Sali Shahsivari. Fjalë përshëndetëse kishin edhe kryetari i komunës së Çairit z. Izet Mexhiti dhe kryetari i komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti.
Vlen të përmendet se për mbrëmjen Kuranore Suli Hani ishte i stërmbushur me dashamirët e Kur’anit që kishin nderin të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje e quajtur “Mbrëmje Kur’anore”. Në vendin e bukur historik, krahas vizitorëve të shumtë, evenimentin në fjalë me zërat e tyre melankolik e begatuan hafizat nga Maqedonia Muharem Emini, Adnan Elmazi dhe Abdurahim Murati.
Ajo që ia shton edhe më tepër vlerën këtyre mbrëmjeje, është se çastet e këndshme me Kuranin Famëlartë na i ofruan hafiza shqiptar që kan thithur ajrin e këtyre trojeve, e kjo është një dëshmi shtesë për dashurin që ka pasur dhe ka populli ynë për mbrojtjen e fjalës së Zotit - Kur’anit.
FRI mbremje Kuranore 2.jpg)
Aktiviteti në fjalë u realizua në bashkëpunim me komunën e Çairit.
Ndërsa po i njëjti aktivitet disa ditë më parë u realizua edhe në qyetetin e Kumanovës ku para qytetarëve besimtarë të Kumanovës u paraqitën tre lexues që me zërin e tyre jehues u dhanë freski ishin: Muharrem Emini nga Dibra, Abdurrahim Murati nga Tetova dhe Abdullah Shaqiri nga Likova.
Freskia e atyshme vështirë se mund të riprodhohet në korpusin e fjalëve tona me shkronja, meqë aty lexoheshin Fjalët më të mëdha të cilat vetvetiu janë perla freskie shpirti e zemre. Ato patën nderin të paktën t’i lexojnë vetëm lexuesit e mbrëmjes, pra, hafizat, të cilët me meritë janë në rendin e më të zgjedhurve të shoqërisë.
Vlen të ceket se edhe sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, organizoi mbrëmjen kur’anore në qytetet e Shkupit, Tetovës dhe Kumanvës. Sallat e Pallateve të Kulturës në qytet që kishin manifestime, ishin të stërmbushur me gra dhe vajza të reja të cilat kishin shfaqur interesimin e tyre për të përcjellë këto manifestime dhe për të dëgjuar Fjalët e Zotit.
Shërbimi për media dhe informim pranë FRI-së
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull