Burgjet greke mbyllin dyert nga mbipopullariteti.Për herë të parë nga krijimi i shtetit, dy burgje në Greqi,ai famëkeq i Koridhalose dhe ai i Halkidhes kanë mbyllur dyert për të mos pranuar më asnjë të burgosur,për shkak të mbipopullaritetit të tyre.
Drejtoret e ketyre institucioneve me shkresa urgjente ndaj Ministrise se Drejtesise dhe organeve te prokurorise se vendit bejne te ditur se nuk disponojne me qeli te lira.“Eshte i pamundur pranimi te burgosurve te rinj, kur numri i atyre qe kemi eshte 2345 vete, 35% me shume se kapaciteti yne normal", thuhet ne shkresen e drejtorit te burgut me te madh te vendit ne Koridhalo,kurse drejtuesi i burgut tjeter shkruan se “i vetmi vend ku mund te vendosen tashme te burgosurit jane banjat”.
Ky zhvillim krijon probleme kolosale ne rajonet policore te kryeqytetit grek ku dhomat e paraburgimit jane te tejmbushura dhe qindra persona te arrestuar presin te dalin ne gjyq. Por siç behet e ditur edhe disa burgje te tjera te vendit ne Tripoli, Selanik, Grevena, Malandrino dhe Nafplio kane cuar shkresa te ngjashme ne Ministrine e Drejtesise, ku pasqyrojne mbipopullimin e qelive te tyre, kushtet e papranueshme qe mbizoterojne dhe rreziqet shendetsore qe mund te sjelle ky fenomen.
Sot ne burgjet greke qe kane kapacitet per 9700 vete mbahen 12.703 te burgosur,prej te cileve rreth nje e katerta jane shtetas shqiptare.Dy projektligje të promovuar nga Departamenti i Drejtësisë presin miratimin e parlamentit duke pasur si synim lirimin e te pakten 1500 me 2000 personave me denime te lehta,nje pjese e mire e te cileve jane shqiptare.Por rritja e kriminalitetit ne muajt e fundit, si pasoje e krizes ekonomike dhe mosfunskionimi i plote i sistemit gjyqesor,do te rimbushe qelite dhe nuk do te sjelle aspak nje permiresim te situates-shprehen organizatat humanitare ne vend. /tch/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull