Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Me ēka duhet tė ushqehemi nė shtatzani qė tė kemi fėmijė me mendje tė shėndoshė!

Op.Dr.Gokcen Erdogan tregon qė pėr zhvillimin e shėndosh tė trurit tė fėmiut luan rol ushqyerja, pra mirėushqyerja.

E enjte 19 Korrik 2012 8:34

Op.Dr.Gokcen Erdogan tregon që për zhvillimin e shëndosh të trurit të fëmiut luan rol ushqyerja, pra mirëushqyerja.
 Mirëushqyerja duhet të fillohet që në shtatzani-thotë Dr Gokcen, dhe se kjo është koha kyqe që ne duhet ti japim shumë rëndësi ushqyerjes tek fëmijët për një zhvillim të shëndosh  të trurit. 
Por, cilat janë ushqimet që zhvillojnë trurin e fëmiut?
1-Acidi Folik-preferohet të mirret tre muaj para se të mbetemi shtatezan deri në muajin e tretë të shtatezanis. Mungesa e acidit folik bën që fëmiu në të ardhmen të ketë nivel të ulët të koeficientit të inteligjencës, lodhje, mungesë koncentrimi, kokëdhembje. etj.
Acid Folik përmbajnë ushqimet si : sallata e gjelbër, spinaqi, mushkeritë, melqitë. Ndërsa pas shtatzanisë, ka me bollëk në qumështin e nënës.
2-Vitamina B- Marrja e vitamines B është shumë me rëndësi prej muajit të tretë e sipër të shtatezanisë. Vitamina B ndodhet më shumë në: peshk, oriz i zi, bizele,  por më së shumti ka në arra dhe grosh. Mungesa e kësaj vitamine shkakton nervozizëm,depresion, shtrengim të muskujve. 
3- Hekuri- luan rolin që në trupin tonë të formohen rruzat e kuqe të gjakut. Mungesa e kësaj vitamine shkakton uljen e nivelit të intelegjencës, perceptim të shtremberuar, mos sukses në mësime, pra, koncentrim i dobët. Hekur përmbajnë ushqimet si: mishi, vezët, grizi, fasulja, pekmezi, fëstekat, etj. Vlen të ceket se duhet të pakësojmë konsumimin e çajit në shtatezani sepse shkakton anemi tek fëmijët. 
4-Jodi- femrat shtatzena që në fillim duhet ta vërtetojnë a kanë mungesë të jodit sepse ndikon shumë në sistemin nervor dhe është shkaktari kryesor i mungesës së inteligjencës tek fëmijët. Përveç, këtyre ndikon negativisht  në shqisat si të pamurit, të dëgjuarit, në të folur, dhe në sistemin e lëvizjes. Jodi më së shumti gjendet në produktet detare dhe në kripën me jod. 
5-Zinku- ka ndikim të madh në sistemin nervor, ku më së shumti ka në perimet e gjelberta, mish, drithëra dhe ujë.
6-Omega 3 dhe 6- marrja e omegës 3 dhe 6 në kohën e shtatzanisë dhe gjidhënies ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmiut.
Ushqimet që përbëjnë këto dy vitamina janë: peshqit e yndyrshëm dhe që gjenden thellë detit e ato janë: sallmoni, sardinë, karkalec, dhe skumbri. Po ashtu mund të konsumohet edhe vaji i peshkut.
Nga cilat ushqime shtatzenat duhet të largohen: Shtatezenat duhet të kenë kujdes në konsumimin e çajit dhe të kafes.
Duhet të largohet rreptësisht nga duhani dhe alkooli sepse këto dëmtojnë rëndë shëndetin e fëmiut por edhe të nënës. Si përfundim,Dr. Gokcen këshillon që kur fëmija të lind, ushqimi më i mirë dhe më i shëndetshëm që do ta zhvillojë trurin e fëmiut në tërësi është qumështi i nënës ku preferohet të jipet dy vite të tëra./mesazhi/A.Murati/



Me ēka duhet tė ushqehemi nė shtatzani qė tė kemi fėmijė me mendje tė shėndoshė!

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 3 = ?