Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Mediat lokale nė krizė nė Maqedoni


E enjte 26 Janar 2012 10:25

 

Në organizim të Institutit Maqedonas për Media (MIM), në Shkup u mbajt takimi konsultativ me pronarët, drejtorët dhe menaxherët e mediumeve elektronike audio dhe vizuele lokale, me temë boshte “Gjendja e mediave lokale në Maqedoni”.

Gjatë prezantimit të temave boshte, lidhur me gjendjen e mediave lokale në Maqedoni, pas sjelljes së disa ndryshimeve të Ligjit për radiodifuzion, rritja e numrit të anëtarëve të Këshillit të radiodifuzionit në 15 anëtar, dhe disa dispozitave tjera, u debatua gjërë e gjatë për mangësitë, ngushtimin e veprimit, pamundësitë e shfrytëzimit të mjeteve buxhetore të parapara nga reklamimi, shkalla e lartë e pagesës antikushtetuese për të drejtat e autorit, ku në mënyrë të prerë u tha se asnjë autor shqiptar nuk merr asnjë honorar nga kjo Drejtori, ndërsa mediave lokale u merren dhunshëm 4% të bruto qarkullimit vjetor për gjoja të drejtat e autorit.

Tema e dytë kishte të bëjë me paraqitjen e analizës “Zhvillimet e mediumeve në Maqedoni sipas indikatorëve të UNESCO-së”, duke fokusuar mediat lokale.

Edhe kjo pikë e rendit të ditës zgjoi interesim të madh ndër pjesëmarrësit në këtë takim, ku u bisedua për teknologjinë e digjitalizimit, respektivisht kalimi nga sistemi analog në ate digjital, që është një nga kërkesat e BE-së.

Sa i përket digjitalizimit, ndër të tjera u tha se puna është paksa e komplikuar, mirëpo digjitalizimi është process që duhet realizuar, përkundër faktit se akoma nuk është sjellë as rregullativa ligjore për digjitalizim.

Si rezultat i debatit të përgjithshëm ku u inkuadruan shumë pjesëmarrës me vërejtjen dhe sugjerimet e veta, në fund u diskutuan edhe konkluzat e takimit, ku ndër të tjera u tha se do të ishte e udhës që të formohet një shoqatë unike e radiodifuzerëve, për të qënë palë dhe subjekt i fuqishëm para organeve shtetërore dhe Këshillit për radiodifuzion, të kërkohet subvencionim i mediave lokale, të organizohet një takim i përbashkët me të gjitha subjektet që përfshihen në këtë fushë të veprimtarisë, përfshirë edhe MTL etj, si dhe të debatohet edhe roli i pronarëve në aspektin e dekriminalizimit të gazetarëve dhe redaktorëve si dhe pronarëve të mediumeve, duke bërë klasifikimin: gazetar, redaktor përgjegjës dhe pronarit, sipas Këshillit të Etikës. (INA)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve