Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
 

Mediat Zvicėrrane publikojnė ligjėratėn pėr jetėn e Pejgamberit s.a.v.s


E mėrkure 3 Mars 2010 22:27

 

Si asnjëherë ma parë, mediat zvicerane i japin hapësire shënimit të ditëlindjes së Muhamedit s.a.v.s. nga ana e muslimanëve në Zvicër.

Krahas publikimit të lajmit nga Tv Cyrih dhe gazeta ditore e Wtzikonit në kantonin e Cyrihut, gazeta Zürcher Oberländer e cila botohet në kantonin e Cyrihut i ka kushtuar hapësirë edhe ligjëratës së mbajtur nga Mr. Bashkim Aliu në Qendrën Islame të Wetzikonit me temën: “Muhamedi s.a.v.s. pejgamber i dërguar mëshirë për botërat-rahmetun lil alemin“.

Njohësit e rrethanave në Zvicër komentojnë se ky interesim është rezultat i referendumit për minaret dhe deklaratave të Gadafit për xhihad kundër Zvicrës. Nga ana tjetër, ata po ashtu theksojnë se kjo është edhe rezultat i aktivizimit të muslimanëve në drejtim të thirrjes së zviceranëve që për së afërmi të njihen me fene islame dhe për atë se çka ndodh në xhami dhe në manifestimet e tyre.

Sa për ilustrim, në shënimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.v.s. në Qendrën islame të Wetzikonit morrën pjesë edhe gazetarë zviceran. Gazetari i gazetës Zürcher Oberländer i cili prezentoi në këtë organizim, plot emocione hyri edhe në xhami dhe e ndjeki faljen e namazit të iqindisë. Nga fascinimi me formën e adhurimit të muslimanëve, edhe ai i bëri të njejtat lëvizje si që i bëjnë muslimanët në namaz. Po ashtu, gazetari në fjalë u shpreh se pas dëgjimit të ligjëratës së Bashkim Aliut, ka ndryshuar shumë në botëkuptimet e tij për atë se kush ka qenë Muhamedi s.a.v.s. dhe çfarë feje është Islami.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 2 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 18 here
  • Muslimani E mėrkure 3 Mars 2010 22:51

    O Musliman po Pejgamberi Alie Selam nuk e ka festu ditlindjen e vet qe ju muslimanet e modernizum pe festoni mevludin

    Reply

    Replike nga: Naseri - E enjte 4 Mars 2010 13:10
    Jo mara, cfar zbulimi paske ba. Kshyr ndoshta ta japin cmimin Nobel per zbulime.
    Replike nga: selam - E enjte 4 Mars 2010 15:19
    shko sherohu dhe kupto Islamin me mireduhesh me lexu 10000000 haditha per me kuptu dhe me diskutu per fejo me lexu nje hadith dhe me ardh ketu me shpjegimet tua
    Replike nga: Sokoli - E marte 9 Mars 2010 14:30
    Per Muslimanin: Shume i menqur bre ti.E dim na qe sbon,por Bashkim Aliu ka mbajt ligjerat qe paska pas efekt e nuk ka festu.
    Replike nga: fitim - E marte 9 Mars 2010 15:54
    per MUSLIMANi: ti paske arritur ta kundershtosh BASHKIM ALIUN, i cili e di mire se si dhe cfare duhet bere per ditelindjen e Muhammedit a.s. Shikojeni ju se pari veshjen tuaj dhe ekstremizmin, se shkaku juaj vuajne muslimanet e Evropes.
  • Besimi E mėrkure 3 Mars 2010 23:01

    All-llahu e shperblefte vellaun tone Bashkim Aliun dhe gjithe xhematin e Qendres ne Wetzikon per punen qe bene. Sigurisht, kjo eshte pergjigja me e mire dhe me e qelluar per sulmet qe i behen Islamit ne Zvicer: Ti njoftojme zviceranet me te verteten e pakontestueshme te figures madheshtore te Resulullahut.Uroj qe aktivitete te tilla te kete edhe shume ne te ardhmen, ne Zvicer dhe gjithandej ne Evrope, sepse evropianet kane nevoje ta njohin te Dashurin tone dhe Vulen e Pejgamberise. Tekefundit, sulmet e tyre ndaj Islamit dhe te Derguarit te tij jane, ne rend te pare, si rezultat i mosdijes se tyre rreth ketyre gjerave. Kurse kjo, me sa po kuptojme nga teksti i mesiper, u vertetua edhe me kete rast: atyre u zbuten zemrat kur te degjojne te Verteten.

    Reply

  • selmani E enjte 4 Mars 2010 9:51

    Allahu i shperbleft te gjith ata qe kontribojn per islam

    Reply

  • visar rrustemi E enjte 4 Mars 2010 10:35

    me pelqen strategjia e ish liderit tim MR. Bashkim Aliut i cili jep shembullin dhe formen me te mir te islamit dhe praktiken e te Derguarit te Allahut Muhamedin a.s si form me e pershtshem deh si modelm me i mir per te ndjekur. mendoj se shum nga ne ne odat e ngushta po japin ide te ngushta ku ne audienc po behen te medha si model i se keqes. Allahu i ndihmoft vllezerit tane ne zvicerr

    Reply

  • Sejdi Raci E enjte 4 Mars 2010 11:10

    Ata qe e keni ba me minare nuk lahet me asgje,duhet ti lejoni minaret e te kerkoni falje e masandej mund ti shqyrtojm mardhenjet me juv ndoshta nga zemergjersia e jone islame jau falim,e jo si ju o diktator racist.

    Reply

  • Sejdi Raci E enjte 4 Mars 2010 11:13

    Spo del naje shtet islamik serioz se do fillojn perseri te lulzojn minaret,ma merr mendja se dol nje burr i madh e do ta rregulloj qeshtjen do jau kushtezoj zvicrranve se kta me deshir se pranojn,por me sanksione ekonomike dhe bojkot.

    Reply

  • ehli sunet E enjte 4 Mars 2010 14:47

    Selam alejkum,ne islam ka vetem dy festa kurban dhe fiter bajram.cka festohet jasht kesaj esht bidat.Allahu i udhzoft dhe i drejtoft muslimanet.

    Reply

    Replike nga: hhhh - E shtune 6 Mars 2010 22:39
    une se di pse jepni fatwa kur skeni dijeni , kur ajo ka qene nje tribune ne te cilen ka ligjeru mr. apo se kupton kete mr magister bashkim aliu ,edhe ate magister i fese. selam te gjithve
    Replike nga: nga zicra - E diel 7 Mars 2010 14:17
    nuke di vetem po i lexoi disa komente pa lidhje une per veti kam qen aty ne pjes marrje ka qen fenomenal,sidomos fjalimi i maxhister Baskim Aliut, ketu eshte perkujtue lindja e nje njeri te veqant e nuk eshte festua datlindja e e tije selam
  • reshati E enjte 4 Mars 2010 17:14

    mos ti perziejm gjerat festimi dhe perkujtimi jan dy gjana te ndryshme ,po a nuk ka qen rast i mire qe edhe te tjeret te njoftohen permes kesaj tribune me personalitetin e me te zgjedhurin e njerzimit Muhamedin S.A.V.S , Vetem te nje njeri ne qofte se eshte perfituar zemra e tij eshe arritur objektivi i keti perkujtimi te kesaj tribune per te huajt eshte edhe form e Davetit All-llahu e shperbleft MR. Bashkimin

    Reply

  • Mit-had E shtune 6 Mars 2010 0:56

    Un mendoj se nuk esht fer nje njeri me e prit 1 vjet qe te vjen kjo dit,edhe ta perkujton Pejgamberin e Allahut xheleshanuhu te cilin e dergoji si meshir per njerzimin,ne duhet te jetojm me praktiken e Muhamedit a.s cdo dit, mirpo esht e vertet se ai nuk e ka festu ditlindjen,gjithashtu as shoket e tij nuk e kan be ket gje , qe adulon ne faktin se nuk esht praktik e tij sepse aj vet nuk ka dashur qe dikush tia feston ditlindjen, apo ta kraheson at me madherimin e Allahut. Pra kjo Risi erdhi nga Turqit, mirpo nese nuk besoni ,mundeni te shikoni ne TV SAUDIA se si atje veprojn, sepse atje ka fillu baza e dituris. Esselamu Alejkum , ju lutem pa keqkuptime.

    Reply

    Replike nga: Naimi - E hėne 8 Mars 2010 11:28
    Me trego vllau im Mit-Had qfar zbulimi kane ber Saudia Amerikane e jo arabe per kata 200 vite qfar diturie kane dhane SAUDET per ISLAM per pose perqamjes ndermjet muslimanve .Dine te vallzojn vallen me shpata per hire te kryetarve sikur se BUSHI qe jau pini gjakun 1 miljon muslimanve ne Irak nese dikush mendon se SAUDIA E AMERIKES udheheqet me SHERIAT ka gabu shume .Atje festohet ditlindja Abdul Vehabit Por jo Pejgamberit tone te dashur S.A.V ata nuk e kane jeten e gjate nje rezhim qe mbrohet prej popullit te vet me ushtar QAFIR .
  • Edin E diel 7 Mars 2010 12:57

    Hajer ishallah. Veni re kur nje diplomat i shteteve te zhvilluar shkone per vizit ne nje shtete se pari i thire gazetaret ne nje drek per nje sukses me te mire, sepse gazetaret jane bartesit e fjalimit te tij

    Reply

  • Bukki E marte 9 Mars 2010 15:38

    SubhanAllah, nese dikush e ka mendimin qe kremtimi i mevludit eshte HARAM eshte mendim i tij i bazuar ne ndonje informate te caktuar, po edhe anasjelltas, nese dikush mendon qe eshte ne rregull, eshte mendim i tij, ne fund All-llahu do te gjykoje mes tyre Diten e Kijametit.POr qudi, me pjesen qe eshte pro-mevludit: shume replikat e ashperta, armiqsore, pa kulture debati, pa kulture muslimani, injoruese dhe cinike. Te gjithe ata qe jane pro-mevlud replikojne duke filluar me: shko meso, shko sherohu, e forma te tjera halil-matoshiane. Dhe eshte shume interesant, qe per cdo gje e pergojoni Ibn Abdul-Wehhabin - ke apo nuk ke tema per te, pa u pergojuar nuk mbetet. Ti shikojme veprat edhe kontributin tone me mire e kemi, e ta leme Ibn Abdul-Wehhabin te berzahun e tij.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve