Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Meknamara: Grekėt zgjeruan problemin lidhur me gjuhėn dhe pasaportat


E enjte 25 Shkurt 2010 11:12

 

Vështirë të parashikohet se çka do të ndodhë me problemin e emrit për shkak të vëllimit të zgjeruar të kërkesave në negociatat nga ana e Greqisë. Këtë e deklaroi Sali Meknamara, analist politik për çështje evropiane në Fondacionin Heritixh për negociatat ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për dallimet për emrin, në intervistë për Zërin e Amerikës. Sali Meknamara konsideron se është vështirë të thuhet çka do të ndodhë në negociatat për dallimet rreth emrit për shkak se, siç theksohet në intervistën, grekët janë të paparashikueshmë në tërë procesin. “Nëse bëhej fjalë vetëm për çështjene e emrit, ndoshta do t’ia shihnim fundin. Por grekët e zgjeruan problemin lidhur me gjuhën, pasaportat dhe shumë gjëra tjera. Nëse fokusohemi vetëm në çështjen e emrit, ka mundësi të zgjidhet, por për negociata duhet dy veta. Duhet të ushtrohet trysni ndaj grekëve, që të ndalen të sillen sikur gjoja dëshirojnë ta zgjidhin problemin”, thekson ajo në VOA. Nga ana tjetër pohon se Qeveria greke tashmë ka kaluar gjysmën e rrugës me atë që do të pranonte një emër për përdorim të përgjithshëm në të cilin do të ishte fjala Maqedoni, por me përcaktim gjeografik. Sipas Meknamara, ka ardhur koha që Greqia të sillet më me përgjegjësi ndaj Maqedonisë” “Ata e ndalën edhe perspektivën e Maqedonisë për anëtarësim në BE. Nuk mund ta mbani tërë botën peng për shkak se keni contest rreth një çështjeje, që zgjidhet në nivelin bilateral, me Maqedoninë në Aleancën”, konsideron Meknamara. /makfax/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve