Deputetja socialiste, Ermelinda Meksi u shpreh se ekonomia është në buzë të greminës, pasi qeveria nuk ka realizuar të ardhurat, ka fryrë shpenzimet, është zhvleftësuar leku si dhe janë rritur çmimet.
“Nëse ju referohemi shifrave zyrtare, deficiti buxhetor në 2009 ishte rreth 160% ose rreth 30 miliard lekë(rreth 300 milionë dollarë) më shumë kundrejt buxhetit fillestar të planifikuar nga qeveria ose shtesa e deficitit të krijuar në 2009,është afërsisht sa borxhi që kjo qeveri po përpiqet të marrë nëpërmjet eurobondit”, theksoi Meksi. Sipas saj, shifrat e fryra të eksporteve modeste shqiptare për shkak të bujarisë së motit dhe eksportit të energjisë elektrike nuk mund të mbulojnë të vërtetën e thellimit të deficitit tregtar.
“Rritja e çmimit të energjisë veç faturave të rritura për qytetarët do ketë efekt zinxhir në koston e shumë mallrave të tjera të konsumit të prodhuara në Shqipëri duke ulur konkurrueshmërinë e tyre dhe të bizneseve shqiptare,ndërkaq do vazhdojë më tej rritja e çmimeve prej zhvlerësimi i monedhës që ka si shkak rritjen e borxheve”, vijoi deputetja opozitare./start/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 here.......kurse Ju tentoni vazhdimisht qe Shqiperine ta coni ne gremine, apojo? Por nji dite do te ju vije dita edhe juve per te dale para drejtesise se kur nuk e dij por jam i sigurte per kete. Hajduter te medhej jeni dhe per kete ska dyshim.