Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Meksika hap konsullatė nė Tiranė


E enjte 28 Shkurt 2013 12:39

 

Në Tiranë është përuruar çelja e Konsullatës Meksikane në Shqipëri, si dhe është prezantuar konsulli i nderit, zoti Ylli Ndroqi, president i RTV “Ora News”.

Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të politikës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, të gjithë konsujt e nderit në Shqipëri, përfaqësues të medias, shoqërisë civile, etj.

I pranishëm ishte edhe ambasdori i Meksikës në Itali, Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo, së bashku me bashkëshorten e tij. Zv/ministri i Jashtëm Selim Belortaja tha se është shumë e rëndësishme që kjo Konsullatë Nderi e Meksikës në Shqipëri, hapet pikërisht në një moment të rëndësishëm, duke pasur parasysh kushtet ekonomike dhe sociale të të dyja vendeve.

Belortaja tha se ende Shqipëria dhe Meksika nuk kanë ambasada përkatëse në të dyja vendet, por kanë një potencial mjaft të madh për të shfrytëzuar, duke pasur parasysh fuqinë e Meksikës si e 13-a në botë.



Meksika hap konsullatė nė Tiranė

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 2 = ?