Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Menduh Thaēi kėrkon partneritet midis shqiptarėve, maqedonasve


E marte 24 Gusht 2010 15:46

 

Kreu i partisë opozitare shqiptare, PDSH, Menduh Thaçi ka ritheksuar qëndrimet e kësaj partie për nevojën e një partneriteti të ri politik midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Thaçi, gjatë një darke të Iftarit shtruar në Tetovë për anëtarët dhe përkrahësit e kësaj partie, tha se shqiptarët dhe maqedonasit duhet që të kenë një rregullim dhe sistem krejt të ndryshëm në mënyrë që shqiptarët të arrijnë dhe gëzojnë të drejtat e tyre të plota dhe të sigurohet mbijetesa e Maqedonisë.

“Problemi i shqiptarëve është statusi i tyre i cili duhet të definohet. Ky shtet të mbijetojë shansin e vet e ka në një partneritet të fuqishëm mes shqiptarëve dhe maqedonasvesi në aspektin juridik kushtetues, të sigurisë dhe financimit”, ka thënë Thaçi, sipas një komunikate të PDSH-së.

Thaçi ndërkohë akuzoi BDI-në dhe kreun e saj Ali Ahmeti për siç tha ai “moszgjidhjen e problemeve” të shumta tê shqiptarëve.

Janë bërë 12 muaj që kur PDSH, e cila ka pesë ulëse deputetësh, është duke bojkotuar parlamentin.

PDSH së fundi është e njohur para publikut me ofertën për një marrëveshje politike të re midis maqedonasve dhe shqiptarëve meqë ajo e konsideron Marrëveshjen e Ohrit të skaduar afati dhe të 'vdekur'.

Ndër të tjera kjo ‘ofertë’ e PDSH-sê, parasheh një qeverisje konsensuale dhe ndarje territoriale të brendshme në Maqedoni në baza etnike./Zhurnal/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve