Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Mėsuesi Kosovės, revistė qė i dedikohet mėsimdhėnėsve

Javėn e ardhshme do tė dalė revista “Mėsuesi Kosovės”, qė u dedikohet tė gjithė mėsimdhėnėsve

E diel 11 Dhjetor 2011 13:00

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se kjo revistë ka karakter informues, ku do të përfshijë rubrika të ndryshme, që nga aktivitetet e ministrisë e deri te krijimtaritë e mësimdhënësve.

Me vendim të Ministrit të Arsimit, Ramë Buja, revista “Mësuesi i Kosovës”, do të fillojë të dalë nga ky muaj si organ zyrtar i ministrisë.

Këshilltari Ragip Gjoshi, tha për Radio Kosovën se kjo do të jetë revistë që fillimisht do të përmbajë tre faqe aktivitete mujore të ministrit dhe ministrisë.

“Përveç revistë informative do të jetë edhe pedagogjike profesionale. Pastaj do të jetë arsimi nëpër komuna. Do të ketë edhe kronika nga historiku i zhvillimit të arsimit në Kosovë, do t’i kushtohet vëmendje të madhe edhe arsimit nëpër komuna. Vëmendje të veçantë do të ketë edhe për arsimin e lartë dhe shkencën, rubrika të cilat do të jenë të përhershme”, theksoi ai.

Këshilltari Gjoshi, tha se revista do të ketë bashkëpunëtorë të gjithë mësimdhënësit dhe njerëzit e lidhur me arsimin.

Ai theksoi se qëllimi kryesor është informimi, duke publikuar të gjitha aktivitetet e ministrisë, vendimeve, ligjeve e të tjera.

Sipas Gjoshit, kjo nuk është revistë që do të ekspozojë vetëm rezultatet e ministrisë, por e plotëson vakumin e gazetave, të cilat siç tha, vrapojnë pas ndonjë defekti apo lajmi të keq.

“Ta zëmë 23 mijë e 300 mësimdhënës që një jetë të tërë ia kushtojnë arsimit dhe kurrë nuk e shohin veten në faqet e një gazete, është kjo mundësi që këtu të prezantohet së paku, sepse gazetat tona të përditshme vrapojnë fatkeqësisht vetëm pas ndonjë defekti dhe pas ndonjë pune të pakryer”, tha ai.

Në këtë revistë do të ketë vend edhe për mësimdhënësit krijues.

Do të ketë edhe tematika të ndryshme nga të gjitha njësitë bartëse të ministrisë, institute, qendra e studentëve etj.

Revista “Mësuesi i Kosovës” do të shpërndahet falas. Botimin e mundëson ministria e arsimit nga buxheti i saj./rtk/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 7 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • Alban E mėrkure 18 Janar 2012 21:07

    u munduam te kontaktojm me juve per ti derguar disa poezi per botim ne nr.2 te revistes Mesuesi i Kosoves, por ne ato adresat qe jan te shtypura ne revist nuk munda ti dergoj.ju lutem na informoni se si mund ti dergoj.

    Reply

  • Nexhat E enjte 15 Mars 2012 7:49

    Ju pergezoj per botimin e revistes Mesuesi i Kosoves dhe kam deshir qe edhe une ta lexoj ket revist pasi qe jem edhe une arsimtar ne nje fshat te komunes se Dragashit. Bej pytje a do te shperndahet kjo revist edhe ne komunen e Dragashit?

    Reply

  • Gani E shtune 24 Mars 2012 15:41

    Me ne fund ndoshta diēka do te levize ne sferen e arsimit dhe edukimit. Vetem ne Kosove nuk ka tash kurfar informimi profesional pedagogjik e metodik per mesimdhenes. Deri para pak kohesh me shume suksese Shkendija ishte bartese e ketyre rrjedhave ne jeten ton arsimore , tani momentalisht na ka kapluar nje terr informativ nderkomunikues ne hapsirat e sferave te arsimit tone. u bene shume ndryshime disa shume pozitive dhe disa pa u menduar mire , u bene disa leshime qe tani po reflektojne ne jeten tone ne pergjithesi ne Kosove. MASHTI duhet te perkrah edhe revisten shkendija, e te tjera qe jane shume te nevojshme per mesuesit e prinderit tane.Vetem nje koment, ēfar na duhen reformat e trajnimet te cilat i kemi kryer kur askush nuk vjen te shohe se ēka u be me to , kush punon sipas tyre,

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve