Gjatë qëndrimit në Beograd, Meta do të takojë presidentin serb Boris Tadiç, me ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremiç si dhe me nënkryetarin e qeverisë serbe, Bozidar Djeliç.
Gjatë vizitës dyditore, zyrtarët shqiptarë dhe serbë do të bisedojnë për “marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në BE”.
“Vizita zyrtare e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z. Meta në Beograd është një tregues i qartë i prioritetit që politika e jashtme e Shqipërisë i jep zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve me vendet e rajonit në kuadër të përshpejtimit të perspektivës evropiane për vendet tona. Gjatё kësaj vizite pritet tё nënshkruhen edhe marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme.
Vizita dyditore e Metës është vizita e parë një zyrtari shqiptar që prej vitit 2005 në Serbi dhe konsiderohet si një hap me rëndësi për “shkrirjen e akujve” midis dy vendeve, për shkak të konfliktit historik për çështjen e Kosovës./start/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)