Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Meta takohet me homologun guatemalas

Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta u prit sot nė Guatemala Siti nga ministri i Punėve tė Jashtme tė Guatemalės, Haroldo Rodas Melgar.

E marte 31 Gusht 2010 17:18

 

Gjatë qëndrimit në Guatemalë, në kuadër të turit në disa vende të Amerikës Qendrore, z. Meta u prit në një takim zyrtar nga ministri i Jashtëm i Guatemalës z. Haroldo Rodas Melgar.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart rëndësinë e vizitës se zëvendëskryeministrit dhe ministrit te Punëve te Jashtme të Shqipërisë, si një moment tepër të rëndësishëm, pasi kjo është dhe vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar në këtë vend dhe rajon.

Z. Meta e njohu homologun guatemalas me zhvillimet ne Shqipëri dhe rajon, veçanërisht me proceset integruese te anëtarësimit ne NATO dhe hapat drejt integrimit evropian. Gjithashtu, ai i shprehu rëndësinë që Shqipëria i kushton edhe zhvillimit te marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit me te gjitha vendet e botës dhe anëtare të Organizatës se Kombeve të Bashkuara, si një kontribut i rëndësishëm për paqen dhe rritjen reciproke te shkëmbimeve dhe njohjes.

Z. Meta dhe homologu i tij guatemalas ranë dakord që së shpejti të nënshkruhet një Protokoll Bashkëpunimi mes dy Ministrive te Punëve te Jashtme, të rrisin bashkëpunimin ne kuadër te organizatave ndërkombëtare dhe shkëmbimin e kandidaturave ne sistemin e OKB-se. Gjithashtu u ra dakord te punohet për një marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike e te shërbimit, për një marrëveshje në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare, si dhe për caktimin reciprok te konsujve te nderit ne te dy vendet.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Guatemalës vlerësoi rolin konstruktiv te politikës së jashtme të Shqipërisë dhe nivelin e ri të hapjes ndaj botës. Ai theksoi se mes Shqipërisë dhe institucioneve te përbashkëta te vendeve te Amerikës Qendrore mund te vendoset një nivel i ri bashkëpunimi me interes reciprok.

Ne përfundim, z. Meta e njohu homologun guatemalas edhe me zhvillimet e fundit në Kosove, pas shpalljes se Opinionit Këshillimor te Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e cilësoi aktin e shpalljes se pavarësisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 te Këshillit te Sigurimit. Ai kërkoi nga pala guatemalase te rivlerësojë qëndrimin e saj ne këtë drejtim, si një veprim qe do ti shërbente forcimit te paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Ballkanit./start/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve