Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin rreth emrit, Methju Nimic sot do të qëndrojë në Athinë, pasi që para dy ditësh ishte për vizitë në Maqedoni.
Ky do të jetë kontakti i parë i drejtpërdrejtë i Nimicit me Qeverinë e re greke, e cila u formua pas zgjedhjeve në tetor të vitit të kaluar.
Zëdhënësi i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, Grigoros Delavekuras dje deklaroi se Greqia pret nga Nimici t'i dëgjojë rezultatet nga vizita e tij e fundit në Maqedoni dhe t'ia parashtrojë pikëpamjet e tij për kontestin.
Delavekuras përsëriti se Athina angazhohet për zgjidhje të kontestit me harmonizim të një emri për përdorim të përgjithshëm, i cili do të përfshijë "përcaktim gjeografik".
Nimici pardje në Shkup pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se tani është koha e vërtetë që të zgjidhet çështja e emrit, duke përsëritur se nuk ka sjellur kurrfarë dokumenti të shkruar.
"Siç e dini viteve të kaluara kam dhënë shumë propozime, shumë nga të cilat janë ende në tryezë dhe ishin tema të bisedës dhe do të mund të ishin pjesë e zgjidhjes. Pjesët e zgjidhjes janë mirë të njohura, por megjithatë akoma nuk ka zgjidhje të plotë", nënvizoi Nimici. /mia/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull