Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës çmon bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n si të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon, thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie, që para pak çastesh iu shpërnda medieve me rrugë elektronike.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in dhe NATO-n në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje të plotë me kriteret e NATO-s dhe me ndihmën dhe nën mbikëqyrjen e mekanizmave të theksuar më lartë, thuhet në vazhdim të deklaratës.
Çështjen e diskutuar në lidhje me pjesëmarrjen legjitime të Gardës së FSK-së në manifestimin e Epopesë së UÇK-së tanimë e vlerësojmë të tejkaluar.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe NATO-n dhe do të kryejnë detyrat e veta në përputhje me Kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, përfundon deklarata.
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Blerim Gashani
Mr. Ardian Ramadani
Artan Musliu
Qerim Isufi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereUSHTRI E K... KTA QE E KAN NENSHKRUE PAKON E KAN DITE DHE E DIN QE NUK ESHTE USHTRI POR PUNETOR ME KACIA.