Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Milloshoski sot dhe nesër do të marrë pjesë në mbledhjen joformale të shefave të diplomacive të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, të ashtuquajtur Gimnih (Gymnich), i cili mbahet në kuadër të presidencës spanjolle me BE-në në Kordoba.
Shefat e diplomacive të vendeve-kandidate për anëtarësim në BE marrin pjesë tradicionalisht në sesionin përfundimtar të mbledhjes joformale, në formë të drekës së punës, në të cilën shqyrtohen çështjet aktuale politike të jashtme.
Gjatë drekës së punës do të diskutohet për gjendjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. si përgatitje për mbledhjen e nivelit të lartë të Ballkanit Perëndimor, i cili është paraparë të mbahet nga fundi i majit ose fillimi i qershorit në Sarajevë, në organizim të presidencës spanjolle. Me këtë rast, theks i veçantë do të vendoset në situatën në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Në mbledhje do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme deh siguri e BE-së dhe kryetare e Komisionit Evropian, Ketrin Eshton.
Në margjinat e mbledhjes është planifikuar që ministri Milloshoski të ketë takime dypalëshe me kolegë nga më shumë vende. /mia/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull