Zhvillimet aktuale politike në Maqedoni, marrëdhëniet dypalëshe si dhe procesi i integrimeve euroatlantike do të jenë temat kyçe të vizitës së ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshoski në Tiranë. Vizita e cila do të realizohet ditën e hënë vjen me një iniciativë të ministrit të jashtëm shqiptar, Ilir Meta, në kuadër të nismave të tij për bashkëpunim të intensifikuar rajonal.
Shefi i diplomacisë Antonio Milloshoski do të takohet edhe me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren, Jozefina Topalli.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Milloshoski do të nënshkruajë Protokollin për bashkëpunim midis ministrive të jashtme të të dy vendeve dhe Protokollin për bashkëpunim midis Drejtorive për edukim diplomatik pranë MPJ-së së Maqedonisë Akademisë Diplomatike Shqiptare të Shqipërisë. Është planifikuar që Milloshoski të mbajë një ligjërate pranë pjesëmarrësve të Akademisë Diplomatike Shqiptare në Tiranë. (INA)
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Mr. Bashkim Aliu
Dr. Mustafa Bajrami
Ubejd Gashi
Mexhid Yvejsi
Reklama 228 x 90.png)
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Mr. Ardian Ramadani
Faik Miftari
Behxhet Jashari
Adem Avdiu
Reklama 228 x 90.png)
O ILIR ngreja veshin keti tipit millosheviqit nejse kti Milloshoski o ilir tregoj se cka eshte gjak shqiptari me ba me u nis fronti si para do viteve i shkon krejt maqedonija e bahet shqiperi