Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë janë të mira, por nevojitet të punohet në thellimin e sferës ekonomike, vlerësuan sot në konferencën për shtyp në Tiranë ministrat e punëve të jashtme Antonio Milloshoski dhe Ilir Meta. Si tejet të rëndësishme ata i vlerësuan projektin e Korridorit 8, përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe tregtare, bashkëpunimin dhe këmbimin e përvojave lidhur me proceset integruese. "Do të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si model të shoqërisë shumetnike dhe demokratike. Në regjistrimin e vitit të ardhshëm qytetarët e Shqipërisë do të mund ta shprehin përkatësinë e tyre kombëtare dhe fetare. Kjo do të jetë mundësi e mirë për maqedonasit të cilët jetojnë në Shqipëri si qytetarë të besueshëm ta shprehin përkatësinë e tyre kombëtare dhe të bëhen pjesë më e integruar e shoqërisë shqiptare", deklaroi Milloshoski. Paraprakisht, dy ministrat nënshkruan protokolle për bashkëpunim mes dy ministrive dhe midis Drejtorisë për edukim diplomatik në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë dhe Akademisë Diplomatike në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë. /mia/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Blerim Gashani
Mr. Ardian Ramadani
Artan Musliu
Qerim Isufi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull