Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në ditën e dytë të Forumin Botëror të Arsimit (The Education World Forum), i cili po mbahet në Londër, është takuar me homologë nga vende të ndryshme të botës.
Ministri Buja është takuar me zv.ministren për Arsim në Arabinë Saudite, zonja Norah Al-Faiz, si dhe me ministrin e Barbadosit, Hon Ronal Jones, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e arsimit.
Zyra për informim e MASHT-it bëri të ditur se të dyja palët kanë shkëmbyer përvoja për gjendjen e arsimit në shtetet e tyre.
Ministri Buja gjithashtu sot ka pasur takim edhe me ministrin e Maqedonisë, Pançe Kralev, nga i cili mori ftesë për të vizituar Maqedoninë në mënyrë që të thellohet bashkëpunimin i dyanshëm në fushën e arsimit.
Gjatë qëndrimi në Londër, ministri Buja ka vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Londër, ku është pritur nga ambasadori Muhamet Hamiti.
Ministri Buja po qëndron në Londër me ftesë të sekretarit të Shtetit për Arsim në Britaninë e Madhe, Michael Gove, dhe ministrit për Universitete dhe Shkencë, David Willetts.
Në këtë forum vjetor, në të cilin po marrin pjesë ministrat e arsimit nga të gjitha vendet e botës, temë bosht është mësimi i praktikave për një botë ndryshe dhe teknologjia. Në forum po diskutohet edhe për sfidat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohet arsimi./kp/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull