Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Ministri Haziri premton restaurimin e objekteve tė trashėgimisė kulturore Islame


E hėne 16 Gusht 2010 16:17

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava. Gjatë takimit, Myftiu falënderoi ministrin Haziri për kujdesin që po tregon ministria që e udhëheq ai për monumentet kulturore e fetare dhe shprehu besimin se kjo ministri do të përkujdeset edhe më shumë për objektet e besimit Islam, të cilat janë pjesë e rëndësishme e thesarit kulturor të Kosovës.

Ministri Haziri, nga ana e tij, e përgëzoi z.Tërnava për muajin e madhëruar të Ramazanit dhe theksoi se Ministria e Kulturës po bën përpjekje të që të sigurojë fonde për reastaurimin e të gjitha monumenteve kulturore e historike dhe objekteve fetare.

Ai kërkoi që Bashkësia Islame e Kosovës të ndihmojë ministrinë për hartimin e listës së monumenteve të kulturës islame që konsiderohen me prioritet për përfshirje në investimet kapitale për vitin e ardhshëm.

Ministri Haziri tha se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Prishtinës, kanë marr përsipër restaurimin e dy monumenteve të kulturës islame dhe veçoi edhe restaurimin e Hamamit të Prishtinës.

Z. Tërnava shprehu gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me MKRS. /QIK/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve