Ministri i Financave të Irakut dha dorëheqjen të premten përballë turmave të protestuesve sunite musliman. "Unë kam ardhur sot në tubim për të njoftuar dorëheqjen time nga kjo qeveri para jush," tha ministri i Financave Rafaie Al-Esawi.
"Kanë kaluar më shumë se 70 ditë nga demonstratat, dhe kjo qeveri nuk i ka përmbushur kërkesat e njerëzve tanë", tha Ministri i Financave për Reuters.
"Unë nuk dua të jem pjesë e një qeverie sektare. Kam vendosur për të qëndruar me njerëzit e mi."
Esawi dikur ishte një udhëheqës i grupit të armatosur Hamas al-Irak, i cili ishte aktiv në Anbar.
/mesazhi/


