Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Ekonomi

artikuj
 

Ministria e Infrastrukturės gjobitet me 5 000 euro


E hėne 19 Dhjetor 2011 14:47

Rruga që lidh fshatin Brojë me Klinën është bërë mollë sherri ndërmjet Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Nëpërmjet një vendimi përfundimtar, të nxjerrë nga OSHP-ja, Ministrisë së Infrastrukturës i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 5 000 eurove për mosrespektimin e urdhëresës së nxjerrë më datë 25 nëntor, nga e cila Ministria e Infrastrukturës obligohej që të bënte rivlerësimin e ofertave të pranuara nga kompanitë për sanimin e rrugës katër kilometërshe, Klinë – Brojë.

Sipas vendimit, më 29 nëntor Ministria ka dërguar në Panelin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarë të tenderëve ,njoftimin për rivlerësimin e ofertave që parashihej të bëhej në afatin prej 15 ditësh.

“Mosrespektimi i vendimit të datës 25 nëntor detyron panelin shqyrtues që konform dispozitave ligjore ndaj autoritetit kontraktues të vendosë një gjobë prej jo më pak se 5000 eurove, kurse nga menaxhmenti i Ministrisë së Infrastrukturës kërkohet që ndaj menaxherit të prokurimit dhe komisioni vlerësues të aplikohen masat disiplinore konform Ligjit mbi Shërbyesit Civilë, për bishtnim dhe ikje të përmbarimit të vendimit të panelit shqyrtues”, thuhet në vendimit e gjykatës së tenderëve.

Në bazë të njoftimit për dhënie të tenderit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, vlera e tenderit për sanimin e rrugës rajonale Klinë – Brojë arrinte në 2 milionë e 166 mijë euro. Sipas njoftimit, fituese e tenderit nga Ministria e Infrastrukturës është shpallur kompania “Famis” nga Suhareka. Oferta më e shtrenjtë nga 18 kompani sa kanë konkurruar në këtë tender ka qenë në vlerën prej 3 milionë e 68 mijë eurove./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve