Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Ministria e Kulturės nuk shpenzon as gjysmėn e buxhetit tė kėtij viti


E marte 1 Nėntore 2011 15:51

 

Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i është projektuar pesë milionë euro më tepër buxhet për vitin që vjen në krahasim me atë që ka pasur në dispozicion për këtë vit. Rritja është projektuar në kohën kur MKRS-ja për nëntë muajt e këtij viti nuk ka arritur të shpenzojë as gjysmën e buxhetit. Në MKRS thonë se buxheti i sivjetmë garanton rritje të konsiderueshme dhe se paratë për këtë vit do të shpenzohen gati krejt deri në fund të vitit. Për artistët mosshpenzimi i buxhetit lë të kuptojë mungesë të menaxhimit dhe planifikimit në detaje se si të harxhohet buxheti.

E për grupin e ekspertëve për kulturë të LDK-së, rritja e buxhetit është bërë duke u bazuar në kritere partiake. Për të njëjtët, mosshpenzimi i gjysmës së buxhetit të sivjetmë është tregues i qartë se MKRS-ja nuk di të menaxhojë dhe se rritja është e kotë.

Projektbuxheti për vitin 2012 - që pritet të dërgohet sot (e hënë) në Kuvend - parasheh që buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin e ardhshëm do të jetë 18 milionë e 31 mijë euro. Në krahasim me vitin e kaluar, MKRS-së i është projektuar rritje prej pesë milionë eurove. Mirëpo kësaj rritjeje do t’i gëzohen më shumë sportistët, pasi për Departamentin e Sporteve është paraparë një buxhet prej 8,9 milionë eurosh, ku 7 milionë e gjysmë do të shkojnë për shpenzime kapitale.

Ndërsa për kulturën janë paraparë 4, 7, prej të cilave 1,5 milionë janë për shpenzime kapitale, ndërsa 1,8 për subvencione. Këtë vit buxheti për kulturën ka qenë pesëqind mijë euro më pak sesa që parashihet për vitin e ardhshëm.

Ndërsa pak më shumë se 2,5 milionë euro janë paraparë të ndahen për trashëgimi kulturore, ku 1,4 milionë do të shkojnë në investime kapitale. Vitin e kaluar për këtë departament ishin ndarë afro 2,6 milionë euro. Për regjisorin kosovar Bekim Lumi, rritja e buxhetit për sportin është një lajm i mirë, por mbështetja e pamjaftueshme për kulturën është një lajm i keq.

Por teksa MKRS-ja do të ketë rritje buxhetore më të madhen në këto dhjetë vjetët e fundit, paratë e këtij viti nuk i ka shpenzuar në proporcion me muajt. Nga 13 milionë, sa i ka pasur buxhet, për këta nëntë muaj, sipas raportit nëntëmujor të buxhetit, MKRS-ja ka shpenzuar 5,8, plus 1,5 milionë i ka të zotuara. Kësisoj vetëm 45 për qind e buxhetit është shpenzuar.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve