Në fjalën e tij, drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit, Pierre Mirel ka kërkuar nga klasa politike shqiptare dialog të menjëhershëm.
Sipas tij, pa konsensus politik nuk mund të ketë integrim. “Këto zhvillime janë dëmtuar disi nga situata politike. Bojkoti i Parlamenti ka shkaktuar probleme. Ajo që është e rëndësishme në ditët në vazhdim është Komiteti duhet të sigurojë se do të ketë një qëndrim konstruktiv. Parlamenti ka një rol të rëndësishëm. Pra duhet të gjendet një zgjidhje. Për të gjetur një zgjidhje kompromisi duhet kërkuar gjatë ditëve në vijim deri më datë 18 mars derisa Parlamenti të funksionojë ashtu si duhet”, theksoi ai.
Mirel vijoi se “konsensusi politik është jetik, konsensusi mes forca politike është një mënyrë për anëtarësimin në Bashkimit Evropian. Është e rëndësishme që të mbahet ky konsensus, është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje”.
Në fjalën e tij, ambasadori i Spanjës, Manuel Montobio, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës së BE-së, u shpreh se dialogu politik është jetik për integrimin e vendit në unionet. “Duhet të fokusohemi në sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai./start/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Blerim Gashani
Mr. Ardian Ramadani
Artan Musliu
Qerim Isufi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull