Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Monografi e krimeve tė luftės nė Gjakovė 1998-1999

Doli nė dritė libri: ”Monografi e krimeve tė luftės nė Gjakovė, 1998-1999”, e autorit Fuat Haxhibeqiri, qė u cilėsua si njė pėrmendore ndaj tė gjitha viktimave civile tė luftės sė fundit nė Kosovė.

E marte 27 Shtator 2011 21:33

 

 

Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 

Këto ditë në Gjakovë doli në dritë libri: ”Monografi e krimeve të luftës në Gjakovë, 1998-1999”, e autorit Fuat Haxhibeqiri, që u promovua të mërkurën, më 14 shtator 2011, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” të Gjakovës.

Kjo monografi, e cila ka 203 faqe, është cilësuar si një përmendore ndaj të gjitha viktimave civile të luftës së fundit në Kosovë.

“Ne njerëzit që shkruajmë, nuk kemi mundësi të tjera të ngremë përmendore, pos me fjalë”, ka thënë ndër të tjera redaktori i librit Halil Matoshi. Sipas tij, kjo monografi është një dokument më i besueshëm për krimet e shtetit serb në Kosovë, i shkruar me saktësi dhe objektivitet.

“Duke qenë se autori ishte aktivist i të drejtave të njeriut, ai ia ka dalë që në kapitullin e ‘Kujtesës së Kosovës’ të shkruajë faqet e historisë së kësaj lufte; të sjellë fakte të pamohueshme për krimet e egra të fashizmit të Milosheviqit, si në tërë Kosovën edhe në Gjakovë”, ka thënë ai. Në mbi 200 faqe Fuat Haxhibeqiri - i cili gjatë viteve 1998-99 ka qenë kryetar i KMDNJ-së në Gjakovë - trajton të gjitha llojet e krimit që i shkaktuan njësitet ushtarake, policore dhe paramilitare serbe ndaj popullatës së Komunës së Gjakovës.

“Monografia flet për ngjarje të vërteta dhe në sfond ka dëshmitarë të gjallë, të gjithë ata që kanë përjetuar tmerrin e luftës së fundit”, ka thënë autori.

Recensenti i monografisë, Enver Robelli, ka folur më shumë për personalitetin e autorit. Bashkëvendësve të autorit u ka thënë se duhet të jenë krenarë për “një bashkëqytetar të tillë i cili e menaxhon kujtesën e këtij qyteti”.

“Shpresoj se shumë njerëz në Kosovë që dinë për të kaluarën, ta marrin Fuatin si shembull dhe të na sjellin vepra të tilla edhe për qytetet E tjera, në mënyrë që ne të kemi një pasqyrë të qartë se çfarë ka ndodhur në këtë vend. Ne për fat të keq dimë shumë pak për ato vitet e tmerrshme”, ka thënë ndër të tjera Robelli.

Akademik Pajazit Nushi ka thënë se në veprën e Haxhibeqirit - me të cilin ka bashkëpunuar - ka konstatuar disa veçori që pak konstatohen në botimet e tjera individuale dhe të disa institucioneve tona.

“Kjo monografi është e fitore e betejës për të vërtetën”, ka thënë Dr.Zejnullah Gruda, drejtor i Institutit për Krime të Luftës. Botimi i Monografisë është përkrahur nga Komuna e Gjakovës.

“Falë këtij libri, autori po e qet në shesh historinë tonë më të dhimbshme, me të cilin është ballafaquar çdo njeri, qytetar e familje”, ka thënë me këtë rast kryetari i Komunës, Pal Lekaj.

Kjo monografi është dokument i besueshëm për krimet e shtetit serb në Kosovë i shkruar me saktësi dhe objektivitet, ka dëshmi, fakte koncize të raportuara dhe fotofaktike si shërbim dëshmie edhe për Tribunalin e Hagës.

Me thënien “Nuk janë kriminelë atë që vrasin, por ata që heshtin për krimet” të shënuar në ballinë si duket ka qenë ky mesazh që e ka nxitur më shumë autorin Fuat Haxhibeqiri që të shkruajë dhe botojë monografinë për krimet e luftës në Gjakovë gjatë viteve 1998 dhe 1999.

Autori i Monografisë, Fuat Haxhibeqiri, lindur në Gjakovë, më 24 mars 1956, nga viti 1995-2005 ka punuar në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dega Gjakovë, është angazhuar edhe në ekipin e ICG-së (International Crisis Group) dhe për pesë muaj ka mbledhur qindra dëshmi të krimeve të pushtetit serb në komunën e Gjakovës...

Dëshmi këto që kanë shërbyer si dëshmi për Tribunalin e Hagës në të cilën prej datës tetë deri me datë dhjetë gusht të vitin 2006 edhe ka dëshmuar kundër Milan Milutinoviçit, ish kryetarit të Serbisë, Nikola Shainoviçit, ish nënkryetar i qeverisë së Jugosllavisë, Dragoljub Ojdaniçit, gjeneral në pension i armatës jugosllave dhe kryeshef i shtatmadhorisë jugosllave, Nebojsha Pavkoviçit, ish komandant i armatës së tretë të korpusit në Prishtinë dhe Sreten Lukiqit, gjeneral në pension i policisë serbe.

Dëshmi të dytë Tribunalit të Hagës, autori ka sjellur me datat gjashtë dhe shtatë korrik të vitit 2009 ku dëshmoi edhe kudnër Vlastimir Gjorgjeviçit, ish ndihmësministër i brendshëm i Serbisë.

Mbështetës moral dhe financiar të kësaj monografie prej 203 faqeve, pos tjerëve, është edhe Drejtoria e Kulturës e Kuvendit Komunal të Gjakovës.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 7 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • kurrizi E enjte 12 Prill 2012 17:51

    Po qka u ba me librin prej 900 faqesh me titullin GJAKOVA CAK I TERRORT SERDitar nga data l6.o2 1999 e gjer me lo .o61999Ku jan te pershkruara hollesisht krimet e serbve me direktiva te shiptarve vendasMe seshumti publikimit te ketij l8ibri i cili bazohet krykput nga deshmit e familjarve me emer dhe mbiemer dhe numer telefoni. Per kete liber juane te njoftuar Qemajl Juniku, i ndjeri Din Mehmeti, Rifat Malazogu i cili ne nji tubim deklaroi se e paske kryar punen e advokatve. Ai ishte edhe njiherit anetar i UQK-es qe nga viti l998. rojektin e tije me karakter luftarak defanzin Hekuran Hoda i ja ka doirzua Ramush Haradinajt. Ai zbuloi kufomat e gjakovarve ne liqenin e sjkozes. Unmiku iks here e morren me vede dhe shkuan shpatinen e GOROZHUBIT buz liqenit. Ay udhehoqi demostrata e familjar.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve